VKM për shpërblimin e pronarëve, lista e emrave që përfitojnë

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpërblimin e pronarëve mbi sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale për të disa qarqe. Më poshtë vendimi i plotë dhe lista e emrave të pronarëve që përfitojnë kompensimin

Vendimi i plotë:
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikave 1 e 3, të nenit 15/1, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, të shkronjës “c”, të nenit 3, dhe pikës 2, të nenit 5, të ligjit nr.10239, datë 25.2.2010, “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 1. Shpërblimin e pronarëve për sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, të zëna nga ndërtimet informale në qarqet e Tiranës, Elbasanit, Vlorës, Shkodrës dhe Kukësit.
2. Vlera e përgjithshme e kompensimit, për sipërfaqen prej 25 242.55 (njëzet e pesë mijë e dyqind e dyzet e dy pikë pesëdhjetë e pesë) m², që shpronësohet, të jetë 253 184 771.36 (dyqind e pesëdhjetë e tre milionë e njëqind e tetëdhjetë e katër mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e një pikë tridhjetë e gjashtë) lekë, sipas tabelës bashkëlidhur këtij vendimi.
3. Zyra përkatëse e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të kryejë ndryshimet, për këto pasuri, në regjistrat e pasurive të paluajtshme.
4. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Urban, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Lista e emrave që përfitojnë