VAZHDON LEGALIZIMI I PALLATEVE

DREJTORIA E PËRGJITHSHME

Dt. 02.07.2019

Pallatet pa leje, ato të dalë nga leja e ndërtimit, apo të braktisura nga investitori, kanë qenë një sfidë për ALUIZNIN, sot ASHK-në. Edhe pse janë ndërtuar që prej vitit 1997 e kanë vijuar deri në vitin 2015, banorët e këtyre apartamenteve kanë mundur të fillojne te bëhen pronarë të banesave të tyre, vetëm dy vitet e fundit, kur Këshilli i Ministrave nxorri vendimin e posaçëm për të pajisur me certifikatë pronësie banorët e këtyre kategori pallatesh. Arsyeja e miratimit të kësaj VKM, ishte zgjidhja e problemit të një fluksi të madh qytetarësh, të cilët kishin blerë apartamente apo njësi shërbimi, por nuk ishin pajisur me certifikata pasurie, pasi ndërtuesit e kishin braktisur në mes procedurën.

IMG PALLATET

Vetëm në Tiranë qe prej vitit 2017 kur u fut ne proces legalizimi i tyre, kanë përfunduar procesin e hipotekimit 142 pallate të tilla me rreth 7100 apartamente dhe njësi shërbimi dhe siperfaqe të përgjithshme ndërtimi 620.000 m2.

Pavarësisht dedikimit tonë, punës voluminoze dhe problematikave pa fund për t’u zgjidhur, eksperienca na tregoi se, bashkëpunimi është elementi themelor në përmbylljen në afat të shkurtër. Disa prej këtyre rasteve, i kemi ndarë në media edhe me ju, duke dashur kështu të përcojmë mesazhin se procedurat bëhen, por përshpejtimi dhe disa prej problemeve mund te zgjidhen vetem nëpërmjet bashkëpunimit tuaj.

Ndaj, me qëllim përmirësimin e shërbimit, lehtësimin dhe përshpejtimin e procedurave, për pajisje me leje legalizimi dhe certificatë pronësie te ketyre pallateve, është e nevojshme përgatitja e dokumentave dhe materialeve, të cilat i kemi renditur në tabelën më poshtë. Duke qenë se, numri i pallateve për legalizim eshte i konsiderueshem, dhe kërkesa për t’i mbyllur në kohë rekord është edhe më e madhe, do të kërkonim ndihmesën dhe bashkëpunimin tuaj, me qëllim plotësimin e dokumentacionit. Cilado mangësi sipas kësaj tabele, do të sillte vonesa.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj, të nderuar qytetarë, për kryerjen dhe përfundimin e legalizimit në kohë sa më të shkurtër.

Më poshtë gjeni të detajuar listën e dokumenteve që duhet të plotësoni për legalizmin e pallatit tuaj: