1050 qytetarë të Shijakut marrin lejen e Legalizimit

FB_IMG_1468965700171

Drejoria e ALUIZNI-t Durrës ka shpërndarë 1050 leje legalizimi për banorët e kësaj zone. Gjatë ceremonisë së shpërndarjes së lejeve ishte i pranishëm Kryeministri Edi Rama, ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame, drejtori i ALUIZNI-t Durrës, Flamur Gjuzi, deputeti i këtij qarku Blendi Klosi, Kryetari i Bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani. Z. Lame, në nisje të takimit tha se “Qarku i Durrësit është një nga qarqet që ka më tepër ndërtime informale, pas Tiranës, për shkak dhe të lëvizjes së madhe të njerëzve në gjithë këto vite. Kjo na detyroi që prej disa muajsh të organizonim dhe një ndarje të disa zyrave që të përballonim këtë fluks të madh njerëzish që na çoi në një zyrë të veçantë për Shijakun, e cila mbulon edhe territorin përreth tij, pra komunat përreth Shijakut dhe një zyrë tjetër që mbulon Fushë- Krujën dhe Krujën. Po mundohemi t’i përputhim edhe zonat sipas ndarjes së re administrative për t’u krijuar lehtësi njerëzve kur të hyjë në fuqi ndarja e re”.

FB_IMG_1468965362212

Sipas Lames, problematikat e Shijakut janë shumë të komplikuara edhe për një arsye tjetër pasi në këto 20 vjet nuk është bërë akoma për Shijakun- qytet azhornimi i ri i Hipotekës gjë që ka penguar shumë në kryerjen e legalizimeve brenda qytetit. “Ne po diskutojmë me hipotekën për të përshpejtuar procesin e azhornimit me zyrën e regjistrimit të pasurive brenda në qytet që do të hapte rrugën edhe për qetësimin e situatës dhe zgjidhjen e problematikës së gjithë këtij komuniteti shumë të madh”, tha drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t.

FB_IMG_1468965688783