Deklaratë për mediat!

Drejtori i Përgjithshëm Artan Lame pas dorëzimit të vendimit të legalizimit për “Xhaminë e Madhe” në Lushnje, iu është përgjigjur interesit të medias për kallzimet në Prokurori nga Partia Demokratike. Lame tha se institucioni ka qenë në shërbim të qytetarëve duke e lidhur me batutën “Unë i shkreti me dy pleq, kujt tia prish dhe kujt tia ndreq! Po të mos plotësoj normën më bërtet Edi Rama, po ta plotësoj më bërtet Lul Basha”. Ai tha se nga PD janë bere mbi mbi 20 denoncime në Prokurori për institucionin e Kadastrës pse ka vijuar dhenien e legalizimeve gjatë fushatës elektorale. “Për herë të parë në histori denoncohet një institucion se pse ka kryer detyrën e vet! Kadastra Shqiptare ka dhënë gjithë shërbimet e saj për aplikimet e qytarëve. Ka dhënë certifikata për tokën bujqësore, leje legalizimi gjatë gjithë vitit. Ndryshimi mes muajve të tjerë dhe muajve të fushatës është fare i lehtë. Pra thjesht ka bërë detyrën”, tha Lame. I pranishëm në dorëzimin e vendimit të legalizimit për xhaminë ka qenë edhe kryetari i bashkisë Fatos Tushe.

Ju sugjerojmë të lexoni edhe: