Zhvillimi i takimit në Drejtorinë Vendore Tiranë Rurale1

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame së bashku me drejtoreshën e drejtorisë vendore Tirane Rurale 1, Risena Xhaja kanë mare pjese ne perfundimin e procesit te legalizimit te dy kullave te ndertuara nga Shoqëria“KOTORRI-SL” sh.p.k, për ndërtimin “GODINË BANIMI DHE SHËRBIMESH”, ME ADRESË NË NJËSINË ADMINISTRATIVE DAJT”. Në fjalën e tij Lame tha se puna në Kadastër vijon me të njëjtat ritme, duke kerkuar qe politika te hiqet menjane, se apartamentet nuk jane me shenje, ca te majte e ca te djathte, duke i dhënë keshtu dhe një përgjigje akuzave të ngrituara nga Partia Demokratike. “Procedurat per keto pallate kishin perfunduar qe perpara zgjedhjeve, por e shtyme pikerisht per te shpetuar nga ankesat e opozites se gjoja legalizimet behen per fushate elektorale.”, tha Lame. Ky kompleks pallatesh eshte nga me te medhenjte ne gjithe zonen e Dajtit, me rreth 240 apartamente dhe 40 njesi sherbimi e dyqane. Tashme, me kalimin e zgjedhjeve, procesi i legalizimit te pallateve te braktisura nga ndertuesit, rifillon me ritem te plote nga Kadastra.

Ju sugjerojmë të lexoni edhe: