Pas disa muajsh punë në terren dhe në zyrë Kasdastra Shqiptare ka mbyllur me sukses procesin e regjistrimi fillestar të fshtatit Gjilekë, zona kadastrale ZK.1739, Bashkia Himarë. Pas fshatit Ilias ZK.1982, Gjileka ështëfshati i rradhës që Kadastra kryen regjistrimin fillestar për 248 pasuri.
Në vitin 1994 është bërë ndarja e tokës bujqësore dhe fshatarët janë pajisur me AMTP (tapi) dhe që prej kësaj kohe nuk kanë mundur ta regjistrojnë tokën e fituar me ligjin 7501.
Në mungesë edhe të hartës, poseduesit e tokës as nuk kanë mundur ta rrethonin tokën për shkak se nuk kishte hartë për kufinjtë.
Në mungesë të regjistrimit asnjëri prej tyre nuk mund ta shiste tokën në rrugë të ligjshme. Madje as kanë mundur ta mbrojnë nga grabitësit, pasi nuk kishin një dokument pronësie.
Tani me dokumetin e pronësisë, banorët e Gjilekës mund ta shesin, të marrin kredi apo të ndërtojnë në tokën e tyre tashmë me certifikatë.
Regjistrimi fillestar në këtë zonë është i rëndësishëm për gjithë banorët, jo vetëm për ta gëzuar por për tia ardhur në ndihmë edhe turizmit në këtë zonë bregdetare.
Sot në mënyrë simbolike i është dorëzuari një banori certifikata e tokës, ndërsa ftojmë të gjithë të tjerët të aplikojnë përmes e-albania për tu pajisur me certifikatën e tokës sipas AMTP.
Të gjithë AMTP mbajtësit të cilët gjejnë emrin në listën bashkëlidhur, të apikojnë në portalin e-albania për tëtërhequr certifikatën e pronësisë.
Post Views:
1 555