𝐑𝐄𝐆𝐉𝐈𝐒𝐓𝐑𝐈𝐌𝐈 𝐈 𝐓𝐎𝐊𝐀𝐕𝐄 𝐍𝐄 𝐑𝐀𝐍𝐆 𝐑𝐄𝐏𝐔𝐁𝐋𝐈𝐊𝐄!

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame në një komunikim me gazetarët ka bërë një përmbledhje të 7 mujorit të parë të këtij viti, krahësuar me vitin që lamë pas sa i takon regjistrimit të tokave bujqësore në rang republike. Lame u zotua se brenda vitit 2021 do të jenë 24 mijë familje që do të pajisen me certifikatë pronësie. Drejtori tha se momentalish Kadastra Shqiptare po operon në 19 zona kadastrale. Drejtori i ASHK-së tha se për Kadastrën sfidë mbetet regjistrimi i tokave bujqësore.
(Fjala e plotë)
Ka shumë probleme me certifikimin e tokës, por dy janë grupe të mëdha. Janë zonat ku nuk është bërë asnjëherë regjistrimi fillestar dhe që do bërë regjistrimi fillestar i pasurive dhe e dyta është në ato zona ku është bërë në vite regjistrimi fillestar por është bërë keq, ose është bërë sikur është bërë dhe nuk është bërë fare që do të thotë do bërë e gjitha nga fillimi. Në këto momente Kadastra në rang Republike po punon në 19 zona të ndryshme duke filluar që nga Elbasani që janë 3 zona kadastrale që po bëhet regjistrimi fillestar Lushnja 2 zona kadastrale të qytetit që nuk është bërë anjëherë Elbasan (Balldre) Fier, Kolonjë , Kukës, Krujë ,Pogradec , Vlorë (zonat e bregdetit) janë 2 zona në Sarandë markat Lukovë dhe Shkodër. Këto janë zona që në këto momente po punohet nga Kadastra për të bërë regjistrimin Fillestar veç këtyre janë edhe dhjetëra zona kadastrale që po ribëhet përmirësimi Hartografik procesi po bëhet nga fillimi për të përmirësuar Hartat. Janë 122 mijë pasuri që regjistrohen vetëm nga zonat që bëhet për herë të parë . Vjet janë arritur të regjistroheshin 18700 certifikata pronësie në fshat. Këtë vit deri 7 mujorin 12 mijë certifikata të lëshuara ku deri në fundvit besoj do shkoj 24 mijë familje që sivjet marrin certifikatën e tokës. Është një proces qe ka shumë probleme brenda për marrjen e dokumentacionin nga bashkitë, nga qarqet. Ka probleme të origjinës së dokumentacionit si një pjesë që kanë humbur 30 vjet. Probleme që përgjithësisht u mundua ti lehtësonte dhe i lehtësoj ligji i ri 20/20. Kjo është situata në rang Republike me tokat bujqësore dhe sfida më e madhe që ka Kadastra aktualisht . Zyrat tona janë të hapura edhe në periudhën Korrik/Gusht për të gjithë, edhe për emigrantet për tu dhënë atyre mundësin për të aplikuar për të gjithë ata që kanë punë në Kadastër.

Ju sugjerojmë të lexoni edhe: