ππ„π‘π…π”ππƒπŽπ ππ‘πŽπ‚π„π’πˆ 𝐈 π‘π„π†π‰πˆπ’π“π‘πˆπŒπˆπ“ π…πˆπ‹π‹π„π’π“π€π‘ 𝐍𝐄 ππ€π’π‡πŠπˆππ„ ππŽπ†π‘π€πƒπ„π‚

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame ka lajmëruar përfundimin e procesit të regjistrimit fillestar në fshatin Blacë, zona kadastrale 1208,Pogradec. Me përfundimin e kësaj zone kadastrale, Pogradeci përfundon procesin e regjistrimit fillestar të pasurive në të gjitha zonat kadastrale të saj ku përfshihen 73 zona kadastrale dhe 8 Njësinë Administrative.
Në bashkëpunim me Bashkinë e Pogradecit, Kadastra ka bërë të mundur të përfundojë këtë proces për ti hapur rrugën procesit të legalizimit dhe certifikimit të objekteve para viteve 91 si dhe objektet e reja të ndërtuara në këto 30 vjet. Janë 2919 pasuri në total, toka bujqësore që presin të pajisen me certifikatë pronësie pasi fermerët të kenë aplikuar për tu pajisur me certifikatën e pronësisë së tokës së përfituar me ligjin 7501.
Në këtë kuadër, Lame ju ka bërë thirrje që nëpërmjet sistemit e-Albania ata të aplikojnë për të marrë në dorë sa më shpejt certifikatën dhe për ti dhënë më shumë vlerë pronës së tyre.
Përjashtimisht, në rastet kur do të jetë e nevojshme depozitimi dokumentacionit original të akteve të pronësisë, ai duhet të dorëzohet sipas procedurës ligjore të pranimit të dokumenteve pranë DVASHK Pogradec. Drejtoresha e ASHK Pogradec është zotuar se brenda këtij tre-mujori do të mbyllet pajisja me Certifikata Pronësie të qytetarëve të Blacës (Regjistrim fillestar) si dhe trajtimi i AMTP-ve brenda afateve të aplikimit, sipas aplikimeve.
TE DHENA MBI REGJISTRIMIN E TOKES BUJQESORE NE RANG REPUBLIKE
Në këto momente Kadastra në rang Republike po punon në 19 zona të ndryshme duke filluar që nga Elbasani që janë 3 zona kadastrale që po bëhet regjistrimi fillestar, Lushnja 2 zona kadastrale të qytetit që nuk është bërë asnjëherë Elbasan (Balldre) Fier, Kolonjë , Kukës, Krujë ,Pogradec , Vlorë (zonat e bregdetit) janë 2 zona në Sarandë markat Lukovë dhe Shkodër. Këto janë zona që në këto momente po punohet nga Kadastra për të bërë regjistrimin fillestar veç këtyre janë edhe dhjetëra zona kadastrale që po ribëhet përmirësimi Hartografik procesi po bëhet nga fillimi për të përmirësuar hartat.
Janë 122 mijë pasuri që regjistrohen vetëm nga zonat që bëhet për herë të parë. Vjet janë arritur të regjistroheshin 18.700 certifikata pronësie në fshat. Këtë vit deri 7-mujorin 12 mijë certifikata të lëshuara ku deri në fundvit besoj do shkoj 24 mijë familje që sivjet marrin certifikatën e tokës. Është një proces qe ka shumë probleme brenda për marrjen e dokumentacionin nga bashkitë, nga qarqet. Ka probleme të origjinës së dokumentacionit si një pjesë që kanë humbur 30 vjet. Probleme që përgjithësisht u mundua ti lehtësonte dhe i lehtësoi ligji i ri 20/20. Kjo është situata në rang Republike me tokat bujqësore dhe sfida më e madhe që ka Kadastra aktualisht.
 

Ju sugjerojmΓ« tΓ« lexoni edhe: