Bashkia Pustec shtrihet përgatë Liqenit të Prespës dhe është e banuar nga pakica maqedonase në Qarkun e Korcës. Pjesa më e madhe e kësaj Bashkie, bën pjesë në parkun Kombëtar Natyror të Prespës, i cili nga ana e tij është pjesë e projektit të Parkut ndërkufitar me Greqinë dhe Maqedoninë, të promovuara nga Këshilli i Europës dhe Konventa e Ramsarit.
Ky status i mbrojtur, nga njëra anë ka favorizuar mbrojtjen e mjedisit natyror, por në mungesë të një plani të detajuar urbanistik, kishte bllokuar mundësinë e zhvillimeve urbane brenda fshatrave të kësaj Bashkie.
Agjensia Shtetërore e Kadastrës, pas një pune të gjatë përgatitore në bashkëpunim me Bashkinë Pustec, ja dolën të veçonin dhe saktësonin vijat kufizuese të ndërtimit të fshatrave përbërës të Bashkisë, duke i hapur mundësi në këtë mënyrë procesit të legalizimit brenda fshatrave. Kujtojmë këtu që, për shkak të situatës së trashëguar me qenien zonë e mbrojtur, Bashkia Pustec mbetej e vetmja Bashki në Republikë ku nuk kishte filluar ende procesi i legalizimeve.
Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame, I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Pustecit Pali Kolefski dhe nga drejtorja vendore e ASHK-së Korçë, Besa Spaho ishin në Pustenc për të njoftuar përfundimin në koihë rekord të procesit të legalizimit brenda zonës urbane të Bashkisë.
Drejtori Lame, ju tregoi edhe banorĂ«ve arsyen pse nuk ishte vijuar dot me procesin e legalizimit nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« dhe pse kishte qĂ«ndruar larg kĂ«saj zone: âKĂ«tu nĂ« Pustec, nĂ« cilĂ«sinĂ« e drejtorit tĂ« KadastrĂ«s vij pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«. E kisha tĂ« vĂ«shtirĂ« ta bĂ«ja, sepse nĂ« tetĂ« vite tĂ« BerishĂ«s dhe tetĂ« vite tĂ« kĂ«saj Qeverije, kĂ«tu nuk ishte bĂ«rĂ« asnjĂ« legalizim. Arsyeja ka qenĂ« mungesa e detajimit dhe ndarjes sĂ« zonave tĂ« mbrojtura nga zonat urbane tĂ« Parkut tĂ« PrespĂ«s. TashmĂ« qĂ« bashkarisht me BashkinĂ« e zgjidhĂ«m kĂ«tĂ« ngĂ«rç, nĂ« kohĂ« rekord ja dolĂ«m tĂ« mbyllim procesin e legalizimeve pĂ«r 160 objekte informale qĂ« ndodhen brenda vijĂ«s sĂ« verdhĂ«â,
âBallkani i Hapur ndihmohet edhe me vepra tĂ« tilla qĂ« avancojnĂ« ekonominĂ« e zonave tĂ« minoritetit dhe ndihmojnĂ« nĂ« integrimin e zonave kufitareâ tha Lame.
Drejtori i Kadatrës tha se sfidë dhe prioritet për këtë zone, në vijim do të jetë regjistrimi i tokës bujqësore dhe i ndërtimeve të vjetra.
Pjesë e ceremonisë u bë edhe legalizimi i kishës së Kryeëngjëllit, në qendër të Pustecit, kishë kjo e rindërtruar e re nga themelet. Kujtojmë këtu që shumica e objekteve të kultit në vend, për të katërta komunitetet fetare, kalojnë përmes procesit të legalizimeve, pasi janë ndërtuar gjatë tre dekadave të fundit pa leje ndërtimi të rregullt.
Post Views: 1 262