π•πˆπ‰πŽπ π‘π„π†π‰πˆπ’π“π‘πˆπŒπˆ π…πˆπ‹π‹π„π’π“π€π‘ ππ„Μˆ ππ‘π„π†πƒπ„π“πˆπ 𝐄 𝐉𝐔𝐆𝐔𝐓

Zonat Kadastrale 2518 LukovΓ«, 2863 PalasΓ«, 1952 HimarΓ«

Vijon me ritme normale regjistrimi fillestar i pronave nΓ« zonat e Bregdetit tΓ« Jugut. KΓ«saj radhe Kadastra ka avancuar me zonat e HimarΓ«s LukovΓ«s dhe PalasΓ«s.

Pas njΓ« pune voluminoze nΓ« terren dhe nΓ« zyrΓ«, si dhe evidentimit tΓ« problematikave tΓ« shumta lidhur me regjistrimin e tokave nΓ« kΓ«to zona, Kadastra Shqiptare pΓ«rfundon me sukses procesin e regjistrimit fillestar pΓ«r Bllokun e I dhe II tΓ« ZK 2518 LukovΓ« me 1234 pasuri, nga tΓ« cilat rreth 800 pasuri janΓ« tokΓ« bujqΓ«sore, ndersa tΓ« tjerat banesΓ« dhe objekte shΓ«rbimi dhe pune.

Nga dita e sotme, tΓ« gjithΓ« titullmbajtΓ«sit tΓ« cilΓ«t e kanΓ« paraqitur dokumentacionin e plotΓ«, duhet tΓ« aplikojnΓ« nΓ« portalin qeveritar e-Albania pΓ«r tu pajisur me certifikatΓ«n e pasurisΓ«.

KΓ«shtu pΓ«r herΓ« tΓ« parΓ« nΓ« historinΓ« e vendit, nΓ« gjithΓ« zonΓ«n e LukovΓ«s lΓ«shohen certifikatat e pronΓ«sisΓ«.

Gjithashtu sot fillon procesi i konsultimit publik pΓ«r zonΓ«n e PalasΓ«s dhe tΓ« HimarΓ«s qytet. MΓ« konkretisht pΓ«r Bllokun I tΓ« ZK 1952 HimarΓ« me 1923 pasuri nga tΓ« cilat 1177 pasuri private tokΓ« bujqΓ«sore, si dhe konsultimi publik pΓ«r ZK 2863 PalasΓ« me 1159 pasuri nΓ« total nga tΓ« cilat 646 pasuri private tokΓ« bujqΓ«sore.

FtojmΓ« tΓ« gjithΓ« titullmbajtΓ«sit nΓ« ZK 1952 HimarΓ« dhe ZK 2863 PalasΓ« tΓ« paraqiten pranΓ« zyrΓ«s sΓ« konsultimit publik pΓ«r tu konsultuar mΓ« regjistrin dhe hartΓ«n paraprake tΓ« regjistrimit fillestar. GjatΓ« periudhΓ«s 45-ditore tΓ« gjithΓ« qytetarΓ«t qΓ« kanΓ« pasuri tΓ« paluajtshme nΓ« kΓ«to zona kadastrale mund tΓ« paraqiten pΓ«r tu konsultuar me tΓ« dhΓ«nat e pasurisΓ«, si dhe nΓ« rast se do tΓ« kenΓ« pretendime mund tΓ« depozitojnΓ« ankesΓ«/kerkesΓ« pranΓ« ASHK, nΓ« zyrΓ«n e konsultimit publik , nΓ« email zyrtar apo mΓ« rrugΓ« postare.

TΓ« gjithΓ« qytetarΓ«t e interesuar do tΓ« kenΓ« afat 45 ditor tΓ« konsultojnΓ« hartat e detajuara tΓ« pronave tΓ« pΓ«rgatitura nga Kadastra. Pas kΓ«tij afati edhe pΓ«r kΓ«to zona do tΓ« fillojΓ« shpΓ«rndarja e certifikimit tΓ« pasurive.

KujtojmΓ« kΓ«tu se rregjistrimit fillestar nΓ« Jug i janΓ« nΓ«shtruar 7 zona kadastrale me rreth 15.000 pasuri gjithsej, pΓ«rfshire fshatrat historikΓ« tΓ« Bregut, DhΓ«rmi, Vuno, HimarΓ«, PalasΓ«, GjilekΓ«, Ilias dhe LukovΓ«. Regjistrimi fillestar ka filluar dhe Γ«shtΓ« braktisur 2 herΓ« pΓ«rgjatΓ« viteve, ndΓ«rsa kjo Γ«shtΓ« hera e tretΓ« qΓ« ky proces ka filluar qΓ« prej njΓ« viti dhe kΓ«saj radhe po pΓ«rfundon me sukses.

Ju sugjerojmΓ« tΓ« lexoni edhe: