𝐏𝐄𝐑𝐌𝐁𝐘𝐋𝐋𝐄𝐓 𝐏𝐑𝐎𝐂𝐄𝐒𝐈 𝐈 𝐋𝐄𝐆𝐀𝐋𝐈𝐙𝐈𝐌𝐈𝐓 𝐍𝐄 𝐋𝐀𝐆𝐉𝐄𝐍 𝐍𝐑.𝟏, 𝐁𝐀𝐓𝐇𝐎𝐑𝐄 𝐙𝐎𝐍𝐄𝐍 𝐊𝐀𝐃𝐀𝐒𝐓𝐑𝐀𝐋𝐄 𝟑𝟗𝟗𝟐

Drejtoria Vendore e Kadastrës Kamëz-Vorë ka evidentuar në këtë bllok mbi 1258 objekte informale për të cilat është vetëdeklaruar dhe ka përfunduar shqyrtimi administrativ, duke shpërdarë 100 lejet e fundit, për banorët e kësaj njësie.

Njoftohen të gjithë banorët e tjerë kësaj njësie që kanë ndërtuar objektet e tyre deri në maj të vitit 2020 dhe ende nuk kanë deklaruar, të aplikojnë në e-albania për përfshirje në procesin e Legalizimit.

Kushdo që posedon një objekt informal në këtë zona dhe nuk është evidentuar nga specialistet e ASHK, për çdo paqartësi apo asistence, të dërgojë në rrugë postare, në Drejtorinë Vendore Kamëz-Vorë kërkesën për rishqyrtim.

You May Also Like