Kreu i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, e ka quajtur tashmë të tejkaluar procesin e legalizimit. I ndodhur në qytetin e Librazhdit në një takim për të shpërndarë vendimet e legalizimit, Lame tha se përtej gëzimit qoftë për ju e qoftë pë ne që po e përmbyllim këtë proces, për ne si Kadastër përmbyllja e procesit të legalizimit është: mbyllet një hall e hapet një tjetër. Mbyllet halli i legalizimeve dhe hapet halli i vijimit me ritme të larta i procesit të regjistrimit të tokës bujqësore.
Prenjasi dhe Librazhdi janë dy qytete ku prcesi i ndertimeve pa leje ka qenë po aq i përhapur njëtrajtësisht si në të gjithë vendin. Edhe procesi i legalizimeve vitet e fundit ka ecur me ritme të larta, duke e çuar aktualisht në fazën e përmbylljes së tyre. Mbeten për t’u trajtuar kryesisht objektet me problematika të ndryshme, si edhe ato që kanë aplikuan pas hyrjes në fuqi të ligjit 20/20.
Me 110 certifikimet e kryera në këtë takimin e Librazhdit, numi i legalizimeve për këto dy qendra urbane, arrin shifrën e 3080 legalizimeve, nga të cilat pjesa dërmuese banesa.
Në drejtorinë e Kadastrës Elbasan, vlen për t’u përmendur fakti që janë trajtuar me prioritet edhe dosjet e legalizimit të objekteve të kultit dhe kanë përfunduar plotësisht procesi i legalizimit për to për këto zona. Janë rreth 35 objekte kulti që janë pajisur me leje legalizimi dhe jane paisur dhe me certifikata pronësie në zonat e Librazhdit dhe Prrenjasit.
Duke i dorëzuar certifikatën e legalizmit të xhamisë myftiut të Librazhdit, Lame tha: “Jemi një popull që edhe shtëpitë e Zotit u detyruam t’i trajtojmë me legalizim, se i kishim ndërtuar pa leje. Tani të bëjmë të mundur që, përmes legalizminit dhe formalizimit të tyre, të tërheqim në rrugën e zbatimit të ligjit edhe gjithë besimtarët dhe qytetarët e tjerë”.
Drejtori i Kadastrës Lame është ndalur edhe tek lajmi që ka qarkulluar në media për mbylljen e zyrës së Tropojës. Sa më shumë shërbime dhe operacione të kryhen në rrugë elektronike, on line, aq më e panevojshme është të dihet se ku është fizikisht zyra përkatëse që i jep këto shërbime dhe kjo është e vlefshme për të gjitha llojet e shërbimeve përfshirë edhe ato kadastrale.
Lame: “Në këtë mënyrë ty si qytetar nuk të duhet fare se ku është zyra që ta jep shërbimin, në Tropojë, në Tiranë apo në Sazan. Qytetari aplikon on line dhe shërbimin e merr gjithashtu on line. Ata që u shqetësuan për Tropojën, le të aplikojnë online nga shtëpia e tyre dhe të shohin nëse do ta marrin shërbimin apo jo”.
Post Views:
621