𝐏𝐄𝐑𝐅𝐔𝐍𝐃𝐎𝐍 𝐑𝐄𝐆𝐉𝐈𝐒𝐓𝐑𝐈𝐌𝐈 𝐅𝐈𝐋𝐋𝐄𝐒𝐓𝐀𝐑 𝐍𝐄 𝐇𝐈𝐌𝐀𝐑𝐄 𝐃𝐇𝐄 𝐏𝐀𝐋𝐀𝐒𝐄

ᴘᴀꜱ Qɪɴᴅʀᴀ ᴠᴊᴇᴛᴇꜱʜ ʜɪᴍᴀʀᴀ ʜɪꜱᴛᴏʀɪᴋᴇ ᴍᴇ ᴄᴇʀᴛɪꜰɪᴋᴀᴛᴀ ᴘʀᴏɴᴇꜱɪᴇ
3766 ᴘᴀꜱᴜʀɪ ᴊᴜ ɴᴇɴꜱʜᴛʀᴜᴀɴ ᴘʀᴏᴄᴇꜱɪᴛ ᴛᴇ ʀᴇɢᴊɪꜱᴛʀɪᴍɪᴛ ꜰɪʟʟᴇꜱᴛᴀʀ
kuadër të regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme në Bregdetin e Jugut, këtë fundjavë ka përfunduar ky proces në Himarë dhe Palasë. Kreu i Kadastrës Artan Lame, ishte në Himarë për të njoftuar mbylljen e këtij procesi dhe fillimin e lëshimit të certifikatave të pronësisë për banorët e këtyre zonave. Certifikata.
𝐉𝐚𝐧𝐞 𝟑𝟕𝟔𝟔 𝐩𝐚𝐬𝐮𝐫𝐢 𝐭𝐞 𝐩𝐚𝐥𝐮𝐚𝐣𝐭𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐪ë 𝐣𝐮 𝐧ë𝐧𝐬𝐡𝐭𝐫𝐮𝐚𝐧 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐭𝐞 𝐫𝐞𝐠𝐣𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭, toka bujqësore të përfituara me ligjin 7501, banesa dhe objekte shërbimi, ndërtime para 1991, prona të tjera të rezultuara si rezultat i zbatimit të procesit të kthimit dhe kompensimit të opronave, si edhe prona shtetërore dhe bashkiake.
Ajo që e bën të veçantë këtë proces në Himarë, është fakti qe 𝐩𝐞𝐫 𝐡𝐞𝐫𝐞 𝐭𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐞 𝐧𝐞 𝐡𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧𝐞 𝐞 𝐬𝐚𝐣 𝐪𝐢𝐧𝐝𝐫𝐚𝐯𝐣𝐞𝐜𝐚𝐫𝐞, 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐭𝐞 𝐫𝐞𝐠𝐣𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐣𝐮 𝐧𝐞𝐧𝐬𝐡𝐭𝐫𝐮𝐚𝐧 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐛𝐚𝐧𝐞𝐬𝐚𝐭 𝐞 𝐯𝐣𝐞𝐭𝐫𝐚 𝐭𝐞 𝐥𝐚𝐠𝐣𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞 𝐛𝐚𝐧𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐛𝐫𝐞𝐧𝐝𝐚 𝐤𝐚𝐥𝐚𝐬𝐞 𝐬𝐞 𝐇𝐢𝐦𝐚𝐫𝐞𝐬.
Mjafton të përmenden këtu fiset e vjetra që gjenden në listat e përgatitura nga Kadastra për të përfituar nga ky proces, si Rondo, Milo, Bollano, Varfi, Dhima, Qirici, etj.
Certifikata e parë e Himarës ju dorëzua z. Klearko Zaho Likoka, një banori 91 vjecar të lagjes së Kalasë, aktualisht me banim në SHBA dhe i cili kishte ardhur që përtej oqeanit për të tërhequr certifikatën e pronës së tij.
Lame theksoi se “procesi ka qenë shumë i vështirë dhe për këtë flet fakti që vetëm për Himarën 𝐮 𝐬𝐡𝐪𝐲𝐫𝐭𝐮𝐚𝐧 𝐫𝐫𝐞𝐭𝐡 𝟒𝟎𝟎 𝐚𝐧𝐤𝐞𝐬𝐚 𝐭𝐞 𝐛𝐚𝐧𝐨𝐫𝐞𝐯𝐞 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐚𝐬, me qëllimin që askush të mos thojë nesër që më është cënuar prona”. Ai nënvizoi se nga dita e hënë të gjithë këta qytetarë që kanë pasuri në këtë dy zonat kadastrale mund të aplikojnë për t’u pajisur me certifikatë pronësie”, tha Lame.
Regjistrimi fillestar në Jug është nisur edhe dy herë të tjera përgjatë viteve 2000 dhe 2010, por të dy herët ka dështuar. Kjo qoftë për shkak në korruptimit të procesit dhe qoftë edhe si pasojë e mungesës së vullnetit për ta kryer atë. Veç këtyre faktorëve, në këto zona edhe ndikimi i partive të minoritetit grek ka qenë i madh, duke u përpjekur që përmes moszgjidhjes së problematikave të pronësisë, të mbahet i lidhur komuniteti vendas.
Në bashkëbisedim me Kryetarin e Bashkisë, Jorgo Goro, Shefi i Kadastrës Lame diskutoi për ndihmën që mund të ofrojë Bashkia si kontakt vendas me banorët, për të kryer aplikimet on-line në e-albania për lëshimin e certifikatave elektronike të pronësisë.
Lame u ndal edhe tek një përmbledhje e shërbimeve kadastrale të ofruara në Jug që prej fillimit të regjistrimit të pasurive atje. Ai tha se “𝐣𝐚𝐧𝐞 𝟑𝟕.𝟔𝟎𝟗 𝐬𝐡𝐞𝐫𝐛𝐢𝐦𝐞 𝐪𝐞 𝐮 𝐣𝐚𝐧𝐞 𝐝𝐡𝐞𝐧𝐞 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞𝐯𝐞 𝐧𝐞 𝐤𝐞𝐭𝐨 𝐝𝐲 𝐯𝐣𝐞𝐭 𝐯𝐞𝐭𝐞𝐦 𝐩𝐞𝐫 𝐳𝐨𝐧𝐞𝐧 𝐞 𝐛𝐫𝐞𝐠𝐝𝐞𝐭𝐢𝐭”. Nëse Jugu po përjeton lulëzimin e ndërtimeve turistike, kjo gjë si hap të parë ka ç’bllokimin e situatës pronësore, për të cilën flasin edhe shifrat e dhëna më sipër.
Kryetari i Bashkisë Jorgo Goro tha se ky proces lidhet edhe me investimet në qytet, duke ndihmuar në procesin e shpronësimeve lidhur me disa projekte që ka Bashkia, si impianti i përpunimit të ujrave të zeza, apo shëtitorja bregdetare e Plazhit të Livadhit.


𝐏𝐨𝐬𝐭𝐢𝐦 𝐢 𝐝𝐚𝐭𝐞𝐬 𝟏𝟖 𝐒𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟐

Ju sugjerojmë të lexoni edhe: