Procesi i Regjistrimit fillestar të pronave në Jug po shkon drejt përfundimit.𝐍𝐠𝐚 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐡𝐞𝐧𝐞, 𝐧𝐞 𝐕𝐮𝐧𝐨, 𝐃𝐡𝐞𝐫𝐦𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐋𝐮𝐤𝐨𝐯𝐞 𝐝𝐨 𝐭𝐞 𝐚𝐟𝐢𝐬𝐡𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐩𝐞𝐫 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐮𝐧 𝐩𝐫𝐨𝐧𝐚𝐭 𝐞 𝐫𝐞𝐠𝐣𝐢𝐬𝐭𝐫𝐮𝐚𝐫𝐚, për të cilat qytetarët do të kenë një afat 45 ditor për t’i shqyrtuar dhe shprehur ankesat e tyre nëse do të kenë. Pas këtij afati, këto pasuri do të certifikohen.
𝐏𝐞𝐫 𝐁𝐥𝐥𝐨𝐪𝐞𝐭 𝐕𝐮𝐧𝐨-𝟐, 𝐃𝐡𝐞𝐫𝐦𝐢-𝟑 𝐝𝐡𝐞 𝐋𝐮𝐤𝐨𝐯𝐞-𝟐, 𝐣𝐚𝐧𝐞 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐬𝐞𝐣 𝟐𝟑𝟑𝟎 𝐩𝐚𝐬𝐮𝐫𝐢 toka bujqësore të përfituara me ligjin 7501, banesa dhe objekte shërbimi, ndërtime para 1991, prona të tjera të verifikuara si rezultat i zbatimit të procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave, si edhe prona shtetërore dhe bashkiake.
Regjistrimit fillestar në Jug i është nënshtruar e gjithë zona bregdetare e vendit nga Palasa deri në Nivicë, përfshjirë fshatrat Palasë, Gjilekë, Dhërmi, Ilias, Vuno, Himarë, Lukovë, Nivicë.
Ky proces ka ecur normalisht që prej fillimit të tij, megjithëse pranohet se me njëfarë ngadalësie. Ky ritëm i ngadaltë shpjegohet me faktin e gjendjes së trashëguar kaotike të titujve të pronësisë në këto zona që prej fillimit të veprimit të Ligjit 7501 në vitin 1991.
Gjithashtu vlen të kujtohet se regjistrimi fillestar në Jug është nisur edhe dy herë të tjera përgjatë viteve 2000 dhe 2010, por të dy herët ka dështuar. Kjo qoftë për shkak në korruptimit të procesit dhe qoftë edhe si pasojë e mungesës së vullnetit për ta kryer atë.
Pas përfundimit të procesit të rregjistrimit fillestar, megjithatë 𝐤𝐚 𝐩𝐚𝐭𝐮𝐫 𝐬𝐞𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐝𝐢𝐬𝐚 𝐚𝐧𝐤𝐞𝐬𝐚 𝐭𝐞 𝐤𝐮𝐟𝐢𝐳𝐮𝐚𝐫𝐚. Kryesisht ankesat kanë të bëjnë me kërkesa që dalin përtej kompetencave të ASHK: Kërkojnë kthim prone që nuk është kompetencë e Kadastrës, apo parcela që nuk i mbulojnë me dokumenta origjine. Në këto raste të intereusarve ju është kthyer përgjigje se janë çështje që tejkalojnë objektin e punës së ASHK dhe duhet t’i drejtohen gjykatës.
ᴘᴇʀᴍʙʟᴇᴅʜᴊᴇ ᴘᴇʀ ᴊᴜɢᴜɴ:
– 5595 ᴘᴀꜱᴜʀɪ ᴛᴇ ᴘᴀʟᴜᴀᴊᴛꜱʜᴍᴇ, për të cilat ka përfunduar procesi i regjistrimit fillestar, janë ngarkuar në sistem dhe vijon ofrimi i shërbimeve sipas aplikimeve të qytetarëve.
– 3012 ᴄᴇʀᴛɪꜰɪᴋᴀᴛᴀ ᴘʀᴏɴᴇꜱɪᴇ të lëshuara deri tani. Certifikatat, sipas ligjit të ri 20/20, lëshohen të veçanta për secilin bashkëpronar.
– ʀʀᴇᴛʜ 3000 ᴄᴇʀᴛɪꜰɪᴋᴀᴛᴀ ᴘʀᴏɴᴇꜱɪᴇ të lëshuara për blerësit në fshatrat turistikë të ndërtuar (psh Green Coast, etj). Këto nuk janë përfshirë në shifrën e mësipërme.
– 40.609 ꜱʜᴇʀʙɪᴍᴇ ᴋᴀᴅᴀꜱᴛʀᴀʟᴇ ᴛᴇ ᴏꜰʀᴜᴀʀᴀ ɴᴇ ᴋᴇᴛᴏ ᴢᴏɴᴀ. Shërbimet e kryera janë kryesisht lëshim certifikatë pronësie, lëshim kopje e kartele të pasurisë dhe hartës kadastrale, vërtetime, regjistrim dëshmi trashëgimie, etj.
Me përfundimin e procesit të regjistrimit dhe vijimin e ofrimit të shërbimeve në këto zona, pronat e qytetarëve kanë marrë vlerë ekonomike për tregun e pasurive të paluajtshme. Është ulur niveli dhe mundësia për korrupsion, duke mos patur mundësi pengesë në ofrimin e shërbimit, pasi çdo shërbim është online dhe nuk ka pengesa ligjore pasi procesi i regjistrimit fillestar tashmë ka përfunduar.
Tashmë edhe Qytetarët për të cilët me ligjin aktual nuk plotësonin kushtet për regjistrim, apo kanë probleme me mbivendosjen e titujve, me përfundimin e procesit, tashmë kanë mundësinë që t’i drejtohen organeve gjyqësore.
Puna vazhdon…
Post Views: 1 474