𝐑𝐄𝐆𝐉𝐈𝐒𝐓𝐑𝐈𝐌𝐈 𝐈 𝐏𝐑𝐎𝐍𝐄𝐒 𝐒𝐇𝐓𝐄𝐓𝐄𝐑𝐎𝐑𝐄

Prej gati tre vjetësh, që prej krijimit të ASHK, kemi dalë here pas here për të njoftuar nisma apo zgjidhje problematikash, që kanë lidhje me proceset pronësore të qytetarëve.
Dalja e sotme, nuk ka të bëjë direkt me problemet pronësore të qytetarëve, por 𝐦𝐞 𝐡𝐚𝐥𝐥𝐞𝐭 𝐩𝐫𝐨𝐧𝐞𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐞 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫.
Ligji 20/20 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë” u dha rrugëzgjidhje tipologjive të njohura të problemeve me pronat e qytetarëve, duke i vënë ato në rrugën e zgjidhjes.
Eshtë pak a shumë i njëjti proces që u ndoq me Legalizimet.
Pas përfundimit të legalizimeve masive të qytetarëve, së fundmi u miratua VKM 523/2022 “Për kriteret e legalizimin të Objekteve Shtetërore”.
𝐑𝐚𝐬𝐭𝐞 𝐚𝐛𝐮𝐳𝐢𝐦𝐞𝐬𝐡:
-Ka në çdo qytet të Republikës.
Veçanërisht kanë vuajtur nga ky fenomen Ministritë e Mbrojtjes, Ministria e Arsimit, e Ministria e Shëndetësisë, etj.
-Baza Ushtarake Detare Shëngjin;
-Oborri i burgut të Shënkollit Lezhë;
-Teritori tek Garda, ku do ndërtohet Teatri i Kukullave;
-Qendra
Spitalore “Nënë Tereza”.
-Bregu i detit. Miratimi i VKM “Për metodologjinë dhe kriteret e përcaktimit të pronës shtetërore të patjetërsueshme të shtetit”.
Në vitin 2020, kur përgatitej reforma e pronës, që prodhoi Ligjin 2020, ishin evidentuar rreth 230.000 prona shtetërore.
Sot, pas një pune të madhe të bërë nga Kadastra, ky numër ka shkuar në rreth
-𝟐𝟔𝟎.𝟎𝟎𝟎 𝐩𝐫𝐨𝐧𝐚 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐞𝐫𝐨𝐫𝐞 𝐭𝐞 𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢𝐟𝐢𝐤𝐮𝐚𝐫𝐚; Nga këto
-𝟏𝟏𝟓.𝟎𝟎𝟎 𝐩𝐫𝐨𝐧𝐚, 𝐣𝐮 𝐣𝐚𝐧𝐞 𝐭𝐫𝐚𝐧𝐬𝐟𝐞𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐯𝐞 𝐪𝐞𝐧𝐝𝐫𝐨𝐫𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐨𝐫𝐞; Nga këto
-𝟐𝟎.𝟎𝟎𝟎 𝐩𝐚𝐬𝐮𝐫𝐢, 𝐫𝐞𝐳𝐮𝐥𝐭𝐨𝐣𝐧𝐞 𝐭𝐞 𝐫𝐞𝐠𝐣𝐢𝐬𝐭𝐫𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐧ë 𝐊𝐚𝐝𝐚𝐬𝐭𝐞𝐫.
Të mërkurën kalon në Qeveri 𝐕𝐊𝐌 “𝐏𝐞𝐫 𝐩𝐞𝐫𝐝𝐢𝐭𝐞𝐬𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐏𝐫𝐨𝐧𝐚𝐯𝐞 𝐏𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞” Kjo VKM saktëson procedurat e detajuara për të kryer pikërisht këtë proces identifikimi, verifikimi dhe saktësimi, për të ardhur në fund tek regjistrimi i pronës publike ende të paregjistruar.
Lançimi i Projektit “Regjistri i Pronës Publike”.
-Presidenca;
-Kuvendi;
-Kryeministria;
-Ministritë.
-Njësitë Vendore, Bashkitë.
Qëllimi i parë dhe thelbësor i Regjistrit të pronës Publike, është 𝐬𝐡𝐩𝐞𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐩𝐫𝐨𝐧𝐞𝐬 𝐬𝐞 𝐩𝐞𝐫𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞𝐭 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞 𝐭𝐞 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞𝐬. Vijimi i procesit të dixhitalizimit do të ndihmojë shumë në identifikimin dhe regjistrimin e saktë të pronës shtetërore.
Përfundimi i dixhitalizimit për Lushnjen dhe Tropojën.
Po punohet në Durrës, Kavajë, Tiranë dhe Krujë.
Përfaqësuesit e Institucioneve publike, të fillojnë identifikimin e pronave të institucioneve të tyre dhe të presin grupet e punës të ngritura prej nesh.

Ju sugjerojmë të lexoni edhe: