𝐍𝐝𝐞𝐫𝐬𝐚 𝐯𝐢𝐣𝐨𝐧 𝐝𝐢𝐱𝐡𝐢𝐭𝐚𝐥𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐚𝐫𝐤𝐢𝐯𝐚𝐯𝐞, 𝐬𝐞 𝐬𝐡𝐩𝐞𝐣𝐭𝐢 𝐊𝐚𝐝𝐚𝐬𝐭𝐫𝐚 𝐦𝐞 𝐦𝐛𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐁𝐄 𝐟𝐢𝐥𝐥𝐨𝐧 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐢𝐱𝐡𝐢𝐭𝐚𝐥𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐇𝐚𝐫𝐭𝐚𝐯𝐞.
Këto ditë përfaqësuesit e Delegacionit të BE në Tiranë, z. Hubert Perr, Drejtor i Bashkëpunimit dhe z. Peter Danis, Menaxher i Projektit BE për të Drejtat e Pronësisë, vizituan Qendrën e Kadastrës Dixhitale në ASHK. Ne këtë vizitë ata u mirëpritën nga Drejtori i Përgjithshëm i ASHK z. Artan Lame.
Përfaqësuesit e Delegacionit të BE u njohën nga afër me proceset e punës që realizohen në këtë Qendër, në mënyrë të veçantë me procesin e dixhitalizimit dhe skanimit të dokumentacionit dhe arkivit të pasurive të paluajtshme, proces i cili po zbatohet nga Kadastra Shqiptare me financim të Qeverisë Shqiptare.
Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian nëpërmjet Projektit “BE për te Drejtat e Pronësisë”, i financuar nga fondet IPA, është angazhuar për financimin e procesit të skanimit të hartave kadastrale të pasurive të paluajtshme. Të dy këto procese komplementare do të realizojnë dixhitalizimin e plotë të të dhënave kadastrale mbi pasuritë e paluajtshme, duke i hapur rrugë përmirësimit sistematik dhe korrigjimit të gabimeve dhe mangësive mbi këto të dhëna të trashëguara ndër vite, që ndikojnë direkt si në cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve ashtu dhe në zhvillimin e tregut të pasurive të paluajtshme.
Të dyja këto projekte së bashku, parashikojnë 𝐝𝐢𝐱𝐡𝐢𝐭𝐚𝐥𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐤𝐚𝐧𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐭𝐡 𝟓𝟎 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐨𝐧 𝐝𝐨𝐤𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐚𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐭𝐡 𝟗𝟎.𝟎𝟎𝟎 𝐩𝐥𝐚𝐧𝐬𝐡𝐞𝐭𝐚𝐯𝐞 𝐡𝐚𝐫𝐭𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢𝐤𝐞, që mbulojnë të gjithë territorin e Republikës.
Vizita e përfaqësuesve të BE ishte në funksion të përgatitjeve për implementimin e këtij projekti madhor, ku ata u njohën me gjendjen aktuale të arkivës operative te Kadastrës, si dhe me ambientet e reja ku së shpejti do të sistemohet kjo arkivë si dhe veprimtaria e Drejtorive Vendore të Tiranës.
Ata konfirmuan edhe një herë angazhimin e BE nëpërmjet programimit IPA, në drejtim të forcimit te sigurisë së pronësisë mbi tokën dhe pasuritë e paluajtshme, si një nga të drejtat themelore të njeriut dhe 𝐦𝐨𝐫𝐞𝐧 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐢𝐩𝐞𝐫 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐡𝐩𝐞𝐣𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐮𝐫𝐚𝐯𝐞 𝐛𝐮𝐫𝐨𝐤𝐫𝐚𝐭𝐢𝐤𝐞 𝐦𝐞 𝐪𝐞𝐥𝐥𝐢𝐦 𝐟𝐢𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐢𝐦𝐩𝐥𝐞𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭 sa më të shpejtë të këtij projekti.
Nga ana e tij Lame theksoi se “përfundimi i këtyre dy projekteve do të pajisë më së fundi Shqipërinë me një 𝐁𝐚𝐧𝐤𝐞 𝐏𝐫𝐨𝐧𝐚𝐬𝐡 𝐭𝐞 𝐝𝐢𝐱𝐡𝐢𝐭𝐚𝐥𝐢𝐳𝐮𝐚𝐫 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐞𝐫 𝐫𝐫𝐣𝐞𝐝𝐡𝐨𝐣𝐞 𝐭𝐞 𝐬𝐡𝐩𝐞𝐣𝐭𝐞 𝐭𝐞 𝐬𝐚𝐤𝐭𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐭𝐞”.
Post Views: 844