Nëshkrim marrëveshje midis ALUIZNI-t dhe ATK-së

mzhAGJENSIA E LEGALIZIMIT, URBANIZIMIT DHE INTEGRIMIT TE ZONAVE/NDERTIMEVE INFORMALE

Sot më datë 02.09.2015 është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit mes ALUIZNI-t dhe Agjencisë së Trajtimit të Kredive. Ky bashkëpunim ka në fokus përcaktimin e mënyrës së shkëmbimit të informacionit midis ALUIZNI-t dhe ATK -së, lidhur me detyrimet, që subjektet të caktuara, të cilat kanë aplikuar për legalizim ndërtimi pa leje, mund të kenë ndaj shtetit.

Në vijim të kësaj marreveshje ATK-ja do të dërgojë në mënyrë periodike (çdo muaj) listën e subjekteve për të cilat kërkon informacione nga ALUIZNI. Nga ana e tij, ALUIZNI do të bëhet verifikimi i këtyre subjekteve dhe në qoftë se konstatohet për ndonjë subjekt që ka aplikuar për legalizim, do të jepet informacion se në çfarë faze është procedura për legalizimin e objektit si dhe vendndodhja e ndërtimit informal. Ky informacion do të dërgohet pranë ATK-së brenda një periudhe 30 ditore. Për ndjekjen dhe zbatimin e marreveshjes, nga të dyja institucionet është caktuar një person kontakti në mënyrë që çdo vonesë që mund të shfaqet të zgjidhet në një kohë sa më të shkurtër.

Marrëveshje Bashkëpunimi ALUIZNI – ATK