Takim me përfaqësuesit e Drejtorive Rajonale të ALUIZNI-t

Ministrja e Zhvillimit Urban Znj. Eglantina Gjermeni dhe Drejtori i Përgjithshem i ALUIZNI-t Z.Artan Lame zhvilluan një takim me drejtorët e Drejtorive Rajonale mbi ecurinë e punës dhe problemet e hasura në këtë proçes.

Z.Lame beri nje rezyme te situates se legalizimeve ne rang vendi.

Znj. Gjermeni dha një vlerësim pozitiv mbi ecurinë e proçesit të legalizimit, ndersa theksoi se paralel me legalizimin po behet edhe urbanizimi.

12241399_692351944234704_5045852961273958165_n12239662_692351987568033_6115746952660319297_nSi ministrja dhe kreu i ALUIZNI-it kërkuan nga Drejtorët Rajonal angazhimin maksimal për legalzimin e objekteve në proçes, ndrësa u bë e ditur se në dy vjet janë legalizuar 35 mijë objekte pa leje. Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-it, Z. Artan Lame tha se ndryshimet ligjore që janë bërë në këto dy vjet i kanë hapur udhë legalzimit të shumë objekteve që kishin mbetur pezull. Ai kërkoi angazhimin edhe të pushtetit vendor për tu bërë pjesë e procesit të legalzimeve. Deri më sot bashkëpunimi mes këtij institucioni dhe pushtetit vendor nuk ka ekzistuar. Prandaj, ai theksoi se në këtë proces kaq të rëndësishëm ne do të kërkonim bashkëpunimin e vendorëve për t’u përfshirë në këtë proces.

Kreu i Legalizimeve bëri të ditur se Drejtoria e ALUIZNI-it ka zhvilluar takime bashkëpunimi dhe me homologët në rajon, ku ndërtimet pa leje janë shqetësuese. Nga të dhenat rezulton se i gjithë rajoni ka afro 1 milionë ndërtime pa leje.

Në fillim të takimit u mbajt 1 minutë heshtje në respekt të viktimave që mbetën të vrarë nga akti terrorist.

11169493_692352680901297_1652868266624484068_n