Lame: Ja risitë e ALUIZNI-t për 2016

Drejtori i Përgjitshëm i ALUIZNI-t Artan Lame bëri një bashkëbisedim me gazetarët për procesin e Legalizimit. Z. Lame tha se për herë të parë në Shqipëri po bëhet një reformë dhe ajo është formalizimi i zonave informale.
“Në dy vite, Agjencia e Legalizimeve ka dhënë 40.000 leje legalizimi. Të ardhurat e përfituara nga pagesa e truallit kapin shifrën prej 2.3 miliardë lekë, të cilat shkojnë për kompensimin e pronarëve legjitim që ju është zënë trualli”, është shprehur Lame.

alame

Z. Lame ka radhitur risitë sa i takon procesit të legalizimit. Nëpërmjet VKM së miratuar nga Këshilli i  Ministrave, ALUIZNI do të ketë një bashkëpunim me hipotekën për të bërë të mundur marrjen më shpejt të certifikatës së pronësisë. Por ky bashkëpunim nuk do të zhveshë nga kompetencat Zyrën e Regjistrimit të Pasurisë.
“Nëse dëri tani ALUZINI mbyllte vetëm dhënien e lejes së legalizimit, dhe kjo leje i jepej qytetarit për të aplikuar në hipotekë për të marrë certifikatën e pronësisë, me sisitemin e ri që u miratua edhe këtë pjesë të procesit, do ta ndjekë ALUIZNI që do të aplikojë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive. Pra qyetari do të marrë një kopje për të qenë vetë i qetë se e ka mbaruar procesin e legalizimit, por gjithë procedura  vijuese për rregjsitrimin në ZRPP do të bëhet nga ne. Qytetari vetëm do të shkojë të tërheqi certifikatën e pronësisë pranë Hipotekës.Këtu nuk ka penalizim të Hipotekës. Por duhet t’a pranojmë se është një trashëgim dështimi i vazhdueshëm, për të mos thënë që jemi në nivele mesjetare sa i takon hartografisë. Prandaj duhet të miratonim ketë gjë vetëm për ti ofruar shërbim sa më të mirë qytetarëve.”, tha Lame.
Një risi tjetër është përdorimi i një sistemi të unifikuar me institucionet.
“Përplasja e institucioneve vinte nga ishullimi i tyre. Sot që e njohim procesin nga brenda në të gjitha këto institucione, duhet të kemi një sistem unik të hartografisë, të bashkimit hartografik të vetë institucioneve. Në këtë pikë po arrijmë të krijojmë me ZRPP një sistem unik hartografie që ka për bazë pjesërisht hipoteka dhe një pjesë të madhe të punës në terren që ka bërë ALUIZNI”, është shprehur Lame.
Drejtori i Përgjitshëm tha se do të jenë rreth 7000 subjekte që do të përfitojnë nga VKM e fundit, ku invalidët e punës do të paguajnë vetëm 50 përqind të parcelës ndërtimore, në rast se ata janë vetëdeklarues. Një tjetër risi është ajo e ndarjes së lejes së legalizimit nga pagesa e truallit. “Risi tjetër është që ALUIZNI do të bejë të mundur legalizimin e objektit pa leje, dhe pastaj pjesa e parcelës do të paguhet kur të mundet, duke mos e kondicionuar pagesën apo statusin e truallit nga ndërtimi pa leje. Për këtë do shihet që edhe atje ku bie një studim apo plan rregullues, do të legalizohet objekti në mënyrë që, kur të prishet për arsye infrastrukture të dëmshpërblen”, tha Lame.
Drejtori i Përgjithshëm Artan Lamei bëri thirrje gjithë qytetarëve që janë në proces legalizimi të shmangin kontaktet me njerëzit jashtë institucionit, duke kontaktuar direkt punonjësin e ALUIZNI-t.
Drejtoria e Përgjitshme së bashku me drejtoritë e tjera që operojnë për Qarkun e Tiranës kanë dhënë gjak për fëmijët talasemik.