AGJENSIA E LEGALIZIMIT, URBANIZIMIT DHE INTEGRIMIT TE ZONAVE/NDERTIMEVE INFORMALE

 Deklaratë Shtypi

02.06.2016

Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t Artan Lame ka zhvilluar një mbledhje në Pogradec me shtatë drejtoritë e ALUIZNI-t (katër drejtoritë e Tiranës, Durrsit, Elbasanit dhe Korçës) për mbarëvajtjen e procesit si dhe problematikat që kanë këto zona.

foto 2.

Në fillim Z. Lame bëri një përmbledhje të situatës ku ndoshet procesi si dhe arsyen se pse këto drejtori takohen bashkë.  Z. Lame premtoj se brenda këtij katërvjeçari do të përfundojnë zonat informale si: Paskuqani, Kamza, Këneta si dhe zonat të tjera informale. Drejtori i ALUIZNI-t bëri me dije se procesi i legalizimit duhet të marri dhe ritmin maksimal të mundshëm, jo në funksion të zgjedhjeve apo fushatës elektorale, por në funksion të një kuadri, një skeme të përpunuar se si do operohet në vijim me procesin.

Ai tha se: “vërtetë ka një normë, por kjo nuk do të thotë që të printohen leje legalizimi dhe të hapin sherre e debate mes familjarëve, komshinjëve apo edhe më tej”. Ai I këkroi bashkëpunim qytetarëve që të bëjnë durim për të mos mbyllur një dosje problematike sa më shpejt, dhe “të lënë jashtë litarin”- siç tha z. Lame.

Ai tha gjatë takimit se më shumë janë bërë legalime në drejtorinë e Shtesave në Tiranë. “E vetmja drejtori që bën një lloj krahasimi është drejtoria e shtesave në qytetin e Tiranës e cila ka gati sa kemi dhënë neve në këto vjet aq janë dhënë edhe në tetë vitet e kaluara. Kjo për një arsye shumë të thjeshtë sepse legalizimet e bëra para vitit 2013 në qytetin e Tiranës, janë ato më kriminalet, që kanë krijuar më shumë probleme dhe që i kanë lënë më shumë njolla qytetit të Tiranës”, tha Lame.

Fjalën e Plotë të Drejtorit të Përgjithshëm Z.Artan LAME e gjeni KËTU

foto 1.