DREJTORIA E ALUIZNI-T TIRANË-2

Nr. 1099 prot.                                                         Tiranë, më 03.05.2018

SHPALLJE

MBI PROCEDURËN E LEGALIZIMIT

Në përmbushje të pikës 1, gërma b), pikës 3, si dhe pikës 6), të VKM-së, nr. 19, datë 11.01.2017, “Për përcaktimin e rregullave të legalizimit të objekteve me leje ndërtimi, në të cilat janë kryer shtesa anësore dhe/ ose në lartësi ose ndryshime të funksionit të hapësirave dhe të objektve shumëkatëshe pa leje, të destinuara për kalimin e së drejtës së pronësisë apo qiradhënien”, procedura e legalizimit e objektit të pajisur me Leje Ndërtimi sipas Vendimit nr. 8, dt. 19.01.2000”, në Rr. “Petro Nini Luarasi”, do të vijojë në favorë të poseduesve të njësive individuale.

Poseduesit e njësive individuale sipas tabelës së më poshtme, duhet të dorëzojnë brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e këtij afishimi publik, dokumentacionin që provon marrëdhënien juridiko-civile me subjektin Kastriot Bilica, si vijon:

  1. Kontratë porosie dhe/ ose kontratë sipërmarrje, (e noterizuar)
  2. Çertifikatë familjare
  3. Fotokopje karte identiteti

 

NR EMËR ATËSI MBIEMËR
1 KASTRIOT AGUSH BILICA
2 ILIAZ REMZI DEMNERI
3 ENVER BRAHIM GABA
4 GENTIAN MARKO MARINI
5 ERMIR TOPI

 

DREJTOR

Daniel Naço