Dega e ALUIZNI-t për Qarkun e Durrësit njofton qytetarët e poshtëshënuar se duhet të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI-t në DURRES për të tërhequr faturat e parcelës ndërtimore dhe për të lidhur kontratat e fitimit të pronësisë së truallit.
Siç është bërë e ditur, në bazë të ligjit nr. 50, dt. 27.06.2014. të gjithë qytetarët do të përfitojnë një zbritje në masën 20% të vlerës së parcelës ndërtimore, në rast pagese të menjëhershme brenda 45 ditëve nga data e njoftimit. Mbas 45 ditësh, nga data e njoftimit, vlera e parcelës ndërtimore do të paguhet e plotë.
Gjithashtu, qytetarët do të përfitojnë edhe një zbritje – 10% të vlerës së parcelës ndërtimore si garanci për pagesën në mënyrë të rregullt të energjisë elektrike.
Nëse qytetarët bëjnë pagesën e parcelës ndërtimore Drejtoria e ALUIZNI DURRES garanton marrjen e Lejes së Legalizimit brenda ditës.
Duke ju falënderuar për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.
Drejtori i ALUIZNI-t Durrës Flamur Gjuzi