ALUIZNI Fier publikon listën e qytetarëve që kanë gati faturën e parcelës ndërtimore

Dega e ALUIZNI-t për Qarkun e Fierit njofton qytetarët e poshtëshënuar se duhet të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI-t në Fier për të tërhequr faturat e parcelës ndërtimore dhe për të lidhur kontratat e fitimit të pronësisë së truallit.

Siç është bërë e ditur, në bazë të ligjit nr. 50, dt. 27.06.2014. të gjithë qytetarët do të përfitojnë  një zbritje në masën 20% të vlerës së parcelës ndërtimore,  në rast pagese të menjëhershme brenda 45 ditëve nga data e njoftimit.

Mbas 45 ditësh, nga data e njoftimit, vlera e parcelës ndërtimore do të paguhet e plotë.

Gjithashtu, qytetarët do të përfitojnë edhe një zbritje – 10% të vlerës së parcelës ndërtimore si garanci për pagesën në mënyrë të rregullt të energjisë elektrike.

Nëse poseduesit e ndërtimit pa leje, nuk e shlyejnë plotësishtë detyrimin financiar për parcelën ndërtimore, brenda 6 muajve, nga data e njoftimit,  pasuria e paluajtshme, e juaja, e fituar në bazë të ligjit 9482, datë 03.04.2006, do të regjistrohet pranë ZVRPP-së, me barrë hipotekore, deri në shlyerjen e këtij detyrimi.

Lista emërore e Fierit me emrat 997 qytetarëve më poshtë;

Lista e Fierit