ALUIZNI, shpërndarja e legalizimeve në Laprakë.

Drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame, deputeti socialist i zonës, Rakip Suli, si dhe Kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj ishte pranishëm në aktivitetin e zhvilluar nga ALUIZNI për shpërndarjen e legalizimeve në Laprakë, nga ku njoftoi se ky proces për këtë zonë është në drejtimin e duhur për 10 mijë familje. Lame duke u ndalur tek problematika e njësisë 11, aty ku edhe u zhvillua aktiviteti tha: “Kjo njësi ka rreth 7800 vetdeklarime për legalizim, kur janë kaq shumë e kemi thënë dhe herë tjetër që faji nuk është i qytetarëve, nuk është se janë 10.000 qytetarë dhe njëri ka shkelur ligjin, por janë 7000 njerëz që kanë shkelur ligjin. Në këtë moment nuk janë këta që kanë faj, është ligji që nuk ju ka dhënë mundësinë të ndërtojë shtëpitë e tyre, por nuk u ka treguar mënyrën se si apo ku duhet ta bënin shtëpinë dhe natyrisht që këta njerëz ndërtuan, hodhën paratë e tyre dhe tashmë po ushtrojnë ligjin”.

laprake-lejeLame më tej tha: “Në këto 7800 objekte që presin legalizimin në këtë njësi, përveç 1600 prej tyre punonjësit tanë të ALUIZNI-t kanë shkuar në shtëpi dhe kanë mbaruar dhe përgatitjen e dosjeve për të vazhduar më tej marrdhënien e lejës së legalizimit dhe vazhdojnë hap pas hapi bërjen e lejës së legalizimit. Kemi parasysh që ndonjëherë tregohemi prapë të kujdesshëm se duhet të kemi parasysh për juve, për ata që kanë qenë të interesuar dhënia e lejës së legalizimit nuk është një copë letër, por dokumenti më i rëndësishëm që do ketë për pronën për ta për 20,3 0 apo për më shumë vjet më tej.

“Kush ka ndjekur lajmet u diskutua në Parlament ndryshimi i ligjeve të legalizimeve që fusin në procesin e legalizimeve rreth 60.000 banesa që tani janë të bllokuara, nga te cilat jane rreth 2000 e ca objekte vetem te kësaj njësie. Madje më bëri përshtypje sot në Kuvend, në komision që deputeti i opozitës nxorri prapë të njëjtën histori të legalizimeve falas. Nuk besoj se ka ndonje që të thotë se ka paguar paratë për procedurën e legalizimit, ka paguar paratë për tokë qe ka pasur ne rrethe e kështu me radhë,por ama dhe e thashë dhe sot atje shumë qytetarë në zonat periferike na kanë thënë vetë që ne duam ta paguajmë tokën, sepse nuk duam tu lëmë bela fëmijëve nga mbrapa me pronarët që do thonë nesër nuk e ke paguar është tokë e imja. Ky proces i këtij ligji besoj që mbaron javën tjeter dhe hyn në fuqi”, tha Lame.

Kandidati Veliaj, në fjalën e mbajtur gjatë takimit, vuri theksin në punën e bërë nga qeveria aktuale e cila ka mundësuar dhënien e 32 mijë lejeve të legalizimit.