Analiza vjetore për vitin 2013

foto 1

Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t së bashku me drejtoritë rajonale kanë bërë analizën vjetore për vitin 2013.  Vëmendje në këtë mbledhje kanë marrë detyrimet financiare që kanë drejtoritë e ALUIZNI-t kundrejt shtetit, për pagesën e kontributeve të sigurimeve ,tatimeve  të prapambetura dhe pagat e prapambetura për personelin e rekrutuar me kontratë gjatë muajve gusht-shtator të vitit 2013, por edhe detyrimet ndaj sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore  dhe tatimeve mbi pagat për vitet 2008-2011.

Një tjetër pikë e rëndësishme ka qenë edhe ecuria e procesit të legalizimit në çdo drejtori.  Krerët e drejtorive rajonale kanë shprehur problematika lidhur me dosjet e paplota, mungesën e firmave, etj.

Analiza vjetore për vitin 2013