Artan Lame u përgjigjet akuzave të PD-së për ndërtimet tek Liqeni Artificial

LAME KONFERENCE OK

Deklarate per shtyp

Prej një muaji dhëndri i Sali Berishës po vjen vërdallë me dy copa letre, duke lëshuar akuza se ne po përpiqemi të bëjmë legalizime në Parkun e Tiranës. Pasi bëmë verifikimet e nevojshme si për çdo akuzë, vazhduam punën duke e konsideruar thjesht tymnajën e zakonshme.

Sot dhëndri Jamarbër doli dhe përsëriti akuzën e tij dhe, njëkohësisht me të, doli edhe vjehrri Sali me të njëjtën akuzë.

Tani po sqaroj me hollësi çdo gjë:

Kufijtë e Parkut të Liqenit janë miratuar me vendim të KRRTRSH nr.4 datë 23.06.2004. Sipas atij vendimi, zona për të cilën akuzon Sali Berisha sot, përfshihej brenda Parkut të Liqenit.

Por tre vjet më pas, në kuadër të shpalljes së vendbanimeve informale që hyjnë për legalizim, i njëjti institucion, pra KRRTSH, tashmë i drejtuar nga Sali Berisha, ka marrë vendimin nr.1/1 datë 26.10.2007, në të cilin zona e Parkut për të cilën sot Saliu na bërtet neve, vetë Sali e ka shpallur “vendbanim informal”.

Në atë kohë kjo zonë kishte shumë pak ndërtime pa leje, sepse njerzit e kishin frikën që është zonë e Parkut, por mënjëherë pas shpalljes “zonë Informale”, ajo u mbush me ndërtime, shtëpi dhe vila banimi, restorante, hotele, madje edhe seli diplomatike. Një pjesë e këtyre objekteve edhe janë legalizuar, po në kohën e Saliut.

Atëherë cfarë dreqin kërkojnë sot nga ne këta njerëz?

 

Pse nuk nderhyne ata më parë kur i kishin jo vetem te gjitha mundesite po edhe detyrimet ligjore te mos lejonin valën shumëvjeçare te ndertimeve pa leje në zonën e Parkut?

Pse u kthyen pronat ne Park dhe pse nuk u kujtuan keta bilbilenj te sotem te shkaterrimit te djeshem per keto qe i rrokanisin sot koken publikut?

Pergjigja eshte e thjeshte:

Sepse keta nuk u menduan asnje dite per mbrojtjen e parqeve e te hapesirave publike, po punuan dite nate per gllaberimin e tyre.

 

Parku i Tiranës dhe kafshimet që i janë bërë atij në tetë vjetët e qeverisjes së Sali Berishës dhe në katër vjetët e Lulzim Bashës, janë një dhembje pafund për të gjithë ne.

Asnjëherë Lulzim Basha nuk denoncoi këtë kafshim të Parkut të Tiranës, ashtu siç nuk denonocoi kafshimin që u bë në krah të Universitetit, ashtu siç nuk denoncoi kafshimin që ju bë në rrugën e Elbasanit, ashtu siç nuk denononcoi, madje i dha vetë lejet në Zonën e Digës. Edhe tani nuk del nga vrima e vet, por nxjerr vjehrrin dhe dhëndrin për të na i lënë në derë ne gjithë doçërit e tyre.

Vetëm në muajt e fundit jemi përpjekur të ndreqim sa të mundemi nga këto krime. Duke rikthyer si pjesë të Zonave të Gjelbra gjithë zonën në krah të Universitetit të Tiranës, duke anulluar lejet në Zonën e Digës së Liqenit, duke i rikthyer Parkut atë ç’ka mund ti kthehet nga kjo zonë, duke i dalë edhe kundër vendimit të Saliut që tani pikërisht për këtë gjë hidhet përpjet dhe na akuzon ne.

 

Së shpejti qeveria do fillojë një projektin për pastrimin e Parkut nga ndërtimet pa leje dhe kjo është arsyeja që Saliu na sulmon neve.

Qeveria ka edhe një program për pyllëzimin e zonave të zhveshura të Parkut, dhe kjo është prap një tjetër arsye se pse Saliu na sulmon neve.

 

Disa qindra shtepi te ndertuara ne keto zona qe dikur ishin Park, kanë aplikuar për legalizim dhe po trajtohen sipas ligjeve që deri dje u sherbenin vetem familjareve dhe seksereve të Saliut e te Lulit.

Qeveria ka marre nën mbrojtje të gjithe cfare ka mbetur nga parku i ngrene prej Saliut Lulit dhe dhenderrit te tij, dhe gjithcka ka mbetur e gjelber ne kuroren e Tiranes.

 

Ndërkohë Luli fshihet dhe nuk del gjëkundi. Le të dalë e të thojë se cila nga fjalët e mia të deritanishme, është e pavërtetë.

Le të dale tek Shtëpia e fëmijës Zyber Halluli dhe të thojë se nuk është e vërtetë që do j’u zërë diellin me pallatin që sapo miratoi aty.

 

Këtu tek ALUIZNI ne e kalojmë ditën duke bërë dy gjëra:

E para, duke u përpjekur të zgjidhim hallin e legalizimit të dhjetra e qindra mijë shqiptarëve që presin nga ne legalizimin e banesave të tyre.

Dhe e dyta, duke larë të pëgërat që na la pas pushteti i Saliut dhe i Lulit. Por tani, që të përpiqen që të pëgërat e tyre të na e shesin për flori safi, nuk durohen më.

Ju faleminderit.

DREJTORI I PERGJITHSHEM

ARTAN LAME

Tirane.29.01.2015