LEGALIZIMET DREJT PERFUNDIMIT NE NJESINE TERBUF, CERME SFIDA E RRADHES, CERTIFIKATA E PRONESIS PER TOKAT BUJQESORE

DREJTORIA E PËRGJITHSHME

Dt. 12.12.2020

Braçe: “Divjaka ka plan rregullues, ndaj të mos ndërtohet më pa leje, që të mos kemi më rifillim të legalizimeve”.

Lame: “Pas procesit të legalizimeve, sfida është regjistrimi i tokës Bujqësore”.
Drejt përmbylljes procesi i Legalizimeve në Çermë të Divjakës. Tashmë u mbyll procesi për fshatrat Çermë e Sipërme, për Çermë Pasha dhe Çermë Proshkë.
Zv/kryeministri Erion Braçe ishte në Çermë të Divjakës bashkë me Drejtorin e Kadastrës Artan Lame dhe Kryetarin e Bashkisë Divjakë Fredi Kokoneshi, për të dorëzuar lejen e fundit të legalizimit për zonën e Çermës.

Në pamundësi për të organizuar një takim masiv për të dorëzuar 230 lejet e fundit të legalizimit, për shkak të masave antikovid, ky proces u kufizua në disa raste simbolike.
“Të përfundojmë procesin e e legalizimeve për të vijuar me atë që është reforma më e madhe që na pret që është certifikimi i tokës në fshat”, tha Drejtori Artan Lame.
“Ne po e përmbyllim këtë procesin e legalizimeve. Mbeten vetëm disa dhjetëra objekte që janë të emigrantëve, të cilët duke mos qenë në Shqipëri, drejtoria rimerr detyrën të bëjë një lajmërim për ta që kur të kthehen në atdhe të ndjekin procedurën për të plotësuar ndonjë dokument të nevojshëm për legalizimin”, tha Lame.

ZVKryeministri Braçe vlerësoi punën e ASHK-së në këtë proces dhe të bashkisë së Divjakës, ku u shpreh se “në raport me përgatitjen e dokumentacionit të qytetarëve pa pagesë, i kemi marrë përsipër ne shpenzimet për të bërë gjënë e duhur, me qëllim që qytetarët të marrin dhe legalizimet dhe të vijojmë me procesin e jashtëzakonshëm të certifikimit të tokës bujqësore”.

Braçe bëri thirrje të mos ndërtohet më pa leje, pasi Bashkia Divjakë ka planin rregullues, ku çdo qytetar mund të aplikojë për leje ndërtimi pranë Bashkisë. Kështu procesi i legalizimeve që po përmbyllim, nuk do të rihapet më.
Braçe u ndal edhe tek sekserët. “Është hera e parë që secili prej jush që jeni këtu sot do merrni lejen e legalizimit pa paguar ryshfet”, tha Braçe.

“Na mbetet Çermë Sektor, që është një prej zonave më të populluara dhe më të keqndërtuara. T’i themi gjërat sesi janë, ku ne natyrisht kemi vështirësi në Çermë Sektor për të ndërtuar infrastrukturën nëntokësore dhe mbi tokësore, sa i takon punëve publike që bën Bashkia për shkak se jemi të detyruar që të respektojmë distancat nga infrastruktura. Po ju kërkojmë qytetarëve që të zhvendosin avllitë e tyre, me qëllim që të mundësojmë bërjen e rrugëve, linjave të ujësjellësit, të kanalizimeve apo kanaleve kulluese”, u shprehe Braçe.