Bilanci i vetdeklarimeve, deklaratë për shtyp e Drejtorit të Përgjithshëm Artan Lame

Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, z. Artan Lame, në një konferencë për shtyp bëri sot bilancin e vetdeklarimeve Lame konference 12 shkurtpër ndërtimet pa leje, proces i cili u mbyll më 31 janar 2015. “Në periudhën Shtator 2014 – 31 janar 2015 nga qytetarët u deklaruan 155.025 ndërtime pa leje, të ndërtuara që prej vitit 1993 e deri në 2014. Rekordin e mban Qarku Tiranë, me 35.680 ndërtime të reja  pa leje, nga të cilat 10.680 vetëm në Bashkinë Tiranë. I fundit, Qarku Kukës, me vetëm 1441 ndërtime të reja pa leje. Nëse kësaj shifre prej 155.000, i shtojmë atë të 272.000 ndërtimesh pa leje të deklaruara deri më sot, gjendemi përpara shifrës prej 427.000 ndërtime pa leje, të ndërtuara në Shqipëri në këta 22 vjetët e fundit”, deklaroi Lame.

Më tej z. Lame theksoi se “shifra prej 427.000 objekte informale, është një shifër impresionante, që duhet të na bëjë të mendohemi mire të gjithëve për peshën kolosale të këtij fenomeni paligjshmërie.Për dëmin e pafund që i kemi sjellë territorit. Për pafuqinë e gjithë strukturave shtetërore në këto dy dekada për të frenuar fenomenin. Për përdorimin politik që i është bërë këtij halli njerëzor. Nëse nga shifra prej 427.000 ndërtime informale, zbresim lejet e dhëna prej administrates paraardhëse, lejet e dhëna në këtë vit të fundit prej nesh, si edhe objektet që mund të jenë deklaruar dy ose tre here gabimisht, mbetet sërisht një shifër kolosale prej rreth 350.000 ndërtimesh informale që janë në proces legalizimi”.

Në këtë kuadër Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t theksoi se “kjo gjë e bën të domosdoshme rishikimin e të gjithë strategjisë sonë në përballimin e problemit, duke rishikuar strukturat në terren, mënyrën e operimit, afatet e zgjatjes së procesit, nevojat e sistemit për ta bërë sa më eficent dhe sa më operativ në lidhje me qytetarët.”

 

 DEKLARATE SHTYPI 

AGJENSIA E LEGALIZIMIT, URBANIZIMIT DHE INTEGRIMIT TE ZONAVE/NDERTIMEVE INFORMALE

Tiranë, 12.02.2015

Sic jeni në dijeni më 31 janar u mbyll afati i vetëdeklarimeve të ndërtimeve pa leje. Kujtoj këtu që ky afat u shty me një muaj, për t’ju dhënë mundësi sa më shumë qytetarëve të përfshihen në procesin e legalizmimeve.

Këto ditë të fundit, i përdorëm për të mbledhur dhe përpunuar të dhënat nga të gjitha Drejtoritë Rajonale. Sot po dal para qytetarëve për të deklaruar dhe qenë transparent me gjithë informacionin e mbledhur.

Në periudhën Shtator 2014 – 31 janar 2015 nga qytetarët u deklaruan 155.025 ndërtime pa leje, të ndërtuara që prej vitit 1993 e deri në 2014.

Rekordin e mban Qarku Tiranë, me 35.680 ndërtime të reja pa leje, nga të cilat 10.680 vetëm në Bashkinë Tiranë.

I fundit, Qarku Kukës, me vetëm 1441 ndërtime të reja pa leje.

Nëse kësaj shifre prej 155.000, i shtojmë atë të 272.000 ndërtimesh pa leje të deklaruara deri më sot, gjendemi përpara shifrës prej 427.000 ndërtime pa leje, të ndërtuara në Shqipëri në këta 22 vjetët e fundit.

Kjo shifër mund të konsiderohet si më e sakta dhe afër realitetit edhe për këto arsye:

– Në shifrën e mësipërme nuk përfshihen vetëm ndërtime pa leje të shtuara në vitet 2013-2014, por edhe një masë e madhe ndërtimesh të shtrira goxha në kohë, por të cilat nuk ishin deklaruar asnjëherë, që prej viteve 2000 e këtej.

– Kësaj rradhe qytetarët u mobilizuar seriozisht për të bërë deklarimin e ndërtimeve të tyre, pasi jo vetëm besuan tek shteti dhe tek vullneti jonë për ta zgjidhur problemin, por shqiptarët ndoshta për herë të parë e morën seriozisht shtetin e tyre që, pas këtij rregjistrimi nuk do të ketë më lëshime të tjera.

Shifra prej 427.000 objekte informale, është një shifër impresionante, që duhet të na bëjë të mendohemi mire të gjithëve për peshën kolosale të këtij fenomeni paligjshmërie.

Për dëmin e pafund që i kemi sjellë territorit.

Për pafuqinë e gjithë strukturave shtetërore në këto dy dekada për të frenuar fenomenin.

Për përdorimin politik që i është bërë këtij halli njerëzor.

Nëse nga shifra prej 427.000 ndërtime informale, zbresim lejet e dhëna prej administrates paraardhëse, lejet e dhëna në këtë vit të fundit prej nesh, si edhe objektet që mund të jenë deklaruar dy ose tre here gabimisht, mbetet sërisht një shifër kolosale prej rreth 350.000 ndërtimesh informale që janë në proces legalizimi.

Kjo gjë e bën të domosdoshme rishikimin e të gjithë strategjisë sonë në përballimin e problemit, duke rishikuar strukturat në terren, mënyrën e operimit, afatet e zgjatjes së procesit, nevojat e sistemit për ta bërë sa më eficent dhe sa më operativ në lidhje me qytetarët.

Përfitoj nga rasti t’ju bëj thirrje qytetarëve që tashmë me qetësi të vazhdojnë të plotësojnë dokumentat e kërkuara, të presin grupet e matjeve nëpër shtëpitë e tyre, të denoncojnë çdo ndodhi të pakëndshme.

Bashkarisht e kemi nisur këtë reformë dhë bashkarisht do ta përfundojmë me sukses.

Ju faleminderit.

DREJTORI I PERGJITHSHEM

ARTAN LAME

 

Të dhëna të përgjithshme për vetëdeklarimet e reja:

 

QARKU:

Vetedeklarime të reja:

BERAT

6.500

DIBËR

2.244

DURRËS

25.000

ELBASAN

22.500

FIER

20.000

GJIROKASTËR

2.658

KORÇË

6.372

KUKES

1.441

LEZHË

8.910

SHKODËR

12.900

VLORË

10.695

TIRANË

35.805

TOTAL:

155.025