PËR SHPALLJEN E REZULTATEVE PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK TË KANDIDATURAVE

Tiranë më 23.02.2022

NJOFTIM

PËR

SHPALLJEN E REZULTATEVE PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK TË KANDIDATURAVE

PËR POZICIONIN “SPECIALIST"

 

Në vijim të “Shpalljes së konkurimit për vendet vakante pranë ASHK”, nr.2400 prot, datë 03.02.2022, për pozicionet vakante në drejtoritë e ASHK, në Tiranë, si më poshtë:

 

Specialist (39), në profilet: Gjeodezi; Inxhinieri Ndërtimi; Arkitekturë; Gjeoinformatikë,  Kategoria: IV-a. Niveli minimal i diplomës "Bachelor".

Specialist (32), në profilin: Jurist  Kategoria: IV-a. Niveli minimal i diplomës "Bachelor".

 

Për shkak të numrit të madh të aplikimeve që bën të pamundur verifikimin brenda afatit të parashikuar të dokumentacionit të kandidatëve aplikues, shpallja e rezultateve për fazën e verifikimit paraprak të kandidaturave shtyhet për datën 03.03.2022.

 

Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore do të njoftojë kandidatët individualisht, (nëpërmjet adresës së e-mail), si dhe nëpërmjet publikimit në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme, të informacioneve në lidhje me listën e kandidatëve që  plotësojnë kriteret, fazat e testimit, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kriteret do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

Ju sugjerojmë të lexoni edhe: