Regjistrimi i objekteve përpara 1991


Të nderuar qytetarë,

Në datë 18.7.2018 Këshilli i Ministrave ka miratuar Vendimin nr. 442 “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURËS SË KALIMIT TË PRONËSISË E TË REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, TË NDËRTUARA DERI MË 10.8.1991 DHE TË TRUALLIT FUNKSIONAL TË TYRE”.

Procedurat e kalimit të pronësisë, sipas këtij vendimi, fillojnë me dorëzimin e një kërkesë të subjektit/subjekteve, sipas modelit të kërkesës, të miratuar me këtë vendim pranë Drejtorive Rajonale të Agjensisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale.

Ju mund ta tërhiqni modelin e kërkesës në momentin e aplikimit pranë Drejtorive Rajonale ose mund ta shkarkoni nga dokumenti i mëposhtëm.

Ju faleminderit