LEGALIZIMI I PALLATEVE PA PRONAR

DREJTORIA E PËRGJITHSHME

Dt. 27.12.2019

DEKLARATË PËR SHTYP

Në ditët e fundit të vitit Kadastra Shqiptare përmbyll procesin e legalizimet për disa pallate të braktisura nga ndërtuesit.
Kështu, Drejtoria e ASHK-së Tirana Veri ka përfunduar procesin e legalizimit për katër kulla të ndërtuara nga subjekti ndërtues “GORA”sh.p.k para 20 viteve në Njësinë Administrative nr.7. Sipërfaqja e ndërtimit për banim shkon në 28.500 m².

Drejtori i Përgjitshëm i Kadastrës Artan Lame i shoqëruar edhe nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, depute e zonës, kanë shpërndarë lejet e legalizimit për apartamentet që kanë blerë.


“Veçantia e këtij rasti, që edhe e ka vënshtirësuar punën tonë, lidhet me faktin se pronari ka vdekur. Në u bëjme thirrje pronarëve që ky është një rast pa pronar që ne po arrijmë ti legalizojmë dhe t’u japim tapitë e shtëpisë këtyre banorëve. Nëse ka të tjerë të këtij lloj, të paraqiten pranë zyrave të Kadastrës për të vijuar procesin e legalizimeve. Në rastin konkret e kemi ndjekur ne. Fillimisht u munduam ta ndjekim ne vetë me subjektin. Pastaj u interesua dhe deputetja e zonës Etilda, duke na thënë se aty subjekti nuk është, dhe a mund të vijojmë vetë me qytetarët meqenëse ata nuk kanë kujt t’i drejtohen dhe e mori të gjithë procesin përsipër institucioni. Nëse u bë, u bë vetëm, sepse ju bashkëpunut me institucionin për të plotësuar dkumentacionin”, u shpreh Lame.

Ndërsa u ndal sërisht tek pasojat që la tërmeti i 26 nëntorit, përsa i takon cilësisë së ndërtimit. Ai theksoi se Kadastra nuk merret me certifikimin e objektit.

“Procesi i legalizimeve nuk ka të bëjë më procesin që është për certifikimin e objeteve, por është pjesë e domosdoshme për të për të bërë certifkimin nga pikëpamja e qëndrueshmërisë, sepse pa mbaruar procesin e legalizimit, as mund të shkosh të marrësh një leje për të bërë rregullime, as mund të aplikojë për të bërë sigurimin e objektit sepse kërkon patjetër të kesh tapinë”, është shprehur numri një i Kadastrës, Artan Lame.

Ndërsa ministrja tha se falë gadishmërisë të treguar nga punonjësit e Kasastrës u bë e mundur legalizimi i katër kullave. “Falë këtij angazhimi të jashtëzakonshëm edhe të zotit Lame dhe të drejtorëve që mbulojnë njësinë nr 7 jam bindur për të gjithë territorin e tiranës duke ndjekur të njëjtat procedura për të gjitha ato ndërtesa që kanë të njëjtën problematikë me katër kullat në këtë zone”, u shpreh ministrja.

Ky aktivitet u organizua nga drejtori i ASHK Tirana Veri Elion Semanaj.

Gjithashtu në njësinë 2, gjedet ndër të tjera edhe një pallat tërësisht i banuar, pas kontrollit rezultoi se është pa leje ndërtimi. Gjendet në proces legalizimi që nga viti 2006.

Sa më lart, duke mos patur interes nga subjektet ndërtues si dhe ndodhur në kushtet që banorët kishin deklaruar për legalizim secili apartamentin në prosedim të tij, nga drejtoria jonë u morën masa për të vijuar procedurën e legalizimit të këtij ndërtimi informal, në emër të poseduesve sipas akt-marrëveshjeve përkatëse.

Nga drejtoria jonë, u vijua me përpunimin e materialit tekniko- ligjor referuar dokumetacioneve të administruara pranë nesh dhe u emetuan 45 leje legalizimi, që korrespondojnë në sipërfaqe ndërtimi rreth 11.500 m2.

Përmbledhje për vendin.

Me këtë rast, po bëjmë një përmbledhje të pallateve të braktisura, të legalizuara në rang vendi deri tani. Kështu, nga viti 2017, kur ky proces ju besua Kadastrës Shqiptare, janë legalizuar 296 pallate me lartësi 5 deri 12 kate dhe me 1.320.000 m2 ndërtim.

Nga ky proces kanë përfituar rreth 2500 familje apartamente, dyqane, njësi shërbimi, garazhe, etj.

Qyteti me më shumë objekte të legalizuara është Tirana me 124 pallate, e ndjekur nga Saranda me 63 dhe Vlora me 29 të tilla.

QYTETI: PALLATE TE LEGALIZUAR SIP. BANIMI
TIRANA 124 707.179
KAVAJA  7 23.828
Z. TURISTIKE  9 21.073
BERAT  1 10.064
DIBER 1 1718
DURRES  28 51.181
ELBASAN  4 9494
FIER  12 66.579
GJIROKASTER 2 9253
KORCA 3 15.132
POGRADEC 8 47.294
LEZHE 4 14.276
SHKODER 0 0
VLORE 29 147.205
SARANDE  63 198.063
GJITHSEJ 296 1.322.351