Agjencia e Kadastrës së Shqipërisë pjesmarrëse në Projektin “SPATIAL II”

DREJTORIA E PËRGJITHSHME

Dt. 08.02.2020

“SPATIAL II” është nje projekt në kuadër të iniciativave rajonale që kanë për qëllim bashkëpunimin në fushën e kadastrës dhe gjeoinformacionit, me fokus përafrimin e produkteve dhe shërbimeve me standartet që ofrohen nga shtetet anëtare të BE-së. Projekti “SPATIAL II” financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës.

Për të trajtuar dhe identifikuar nevojat si dhe kërkesat për mbështetje të Agjencive nga shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të projektit, në datat 5, 6 dhe 7 shkurt në Shkup u mbajt një takim pune me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për kadastrën të shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të Kadastrës së Hollandës “Dutch kadaster”.
Ky projekt përfshin organizimin e takimeve të përbashkëta të punës, vizita të përbashkëta studimore me qëllim shkëmbimin e njohurive, ofrimin e ekspertizës holandeze në fusha specifike sipas nevojave që do të identifikohen nga pjesëmarrësit në projekt, si dhe perditësimin e njohurive në fushën e gjeoinformacionit sipas kërkesave dhe standarteve ndërkombëtare UN-GGIM dhe IGIF.
Në takimin në Shkup, Agjencia Shtetërore e Kadastrës u përfaqësua nga Zv/Drejtor i Përgjithshëm z.Arben Skënderi, Drejtori i Njësisë së Kadastres dhe Hartografisë, si edhe znj. Arjona Seferi me detyrë përgjegjës e Sektorit të vlerësimit të cilët prezantuan punën e ASHK- dhe vendosën mbi aktivitetet në kuadër të projektit “SPATIAL II”.