PREZANTIMI I AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS DHE I DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË SAJ

Tiranë, më 06.04.2019

Njoftim për shtyp

Zëvendëskryeministri Erion Braçe prezanton drejtorin e Agjencisë Shtetërore së Kadastrës Artan Lame.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës do t’i japë një formë të re trajtimit të çështjeve të pronësisë në vend. Në ceremoninë e prezantimit të kreut të Agjencisë së Kadastrës, Artan Lame, zëvendëskryeministri Erion Braçe tha se, “nevoja për të rregulluar problematikën e akumuluar ndër vite dhe vizioni i qeverisë në këtë drejtim, u materializuan në krijimin e këtij institucionit të ri, Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Continue reading PREZANTIMI I AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS DHE I DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË SAJ

SULLTAN NOVRUZI, ARTAN LAME DORËZON LEJEN NË TURAN, TË TEPELENËS

DREJTORIA E PËRGJITHSHME

Tiranë, më 22.03.2019

Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t Artan Lame, ka zgjedhur ditën e festës së Novruzit për të dorëzuar legalizimin e një prej objekteve më të rëndësishme të Kultit Bektashian në Jug, atë të Teqesë së Turanit pranë Tepelenës. Continue reading SULLTAN NOVRUZI, ARTAN LAME DORËZON LEJEN NË TURAN, TË TEPELENËS

MBYLLET PROCESI I LEGALIZIMEVE NË BASHKINË KONISPOL

DREJTORIA E PËRGJITHSHME

Tiranë, më 22.03.2019

Bashkia Konispol është e para bashki që mbyll procesin e legalizimit.

“Sot gjendemi në Konispol për të dorëzuar grupin e fundit të lejeve të legalizimit për gjithë territorin e kësaj Bashkie”, tha drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame në një aktivitet të zhvilluar në prani të deputetit të zonës Alket Hyseni, kryetarit të bashkisë, Shuaip Beqiri dhe drejtorit të ALUIZNI-t, Sarandë, Eleron Gjoni. Continue reading MBYLLET PROCESI I LEGALIZIMEVE NË BASHKINË KONISPOL

Përfundon procesi i legalizimeve në Pezë. Pas legalizimeve, nis regjistrimi edhe i tokës bujqësore

DREJTORIA E PËRGJITHSHME

Tiranë, më 09.02.2019

NJOFTIM PËR SHTYP

Peza është zona e parë në Tiranë që përfundon procesin e legalizimeve. Në një aktivitetet të zhvilluar në këtë njësi administrative, Aluizni dha lejet e fundit që përmbyllin kështu një proces të gjatë në kohë dhe të gjërë në problematikë. Continue reading Përfundon procesi i legalizimeve në Pezë. Pas legalizimeve, nis regjistrimi edhe i tokës bujqësore

DREJTORIA E PËRGJITHSHME

Tiranë, më 07.02.2019

NJOFTIM PËR SHTYP

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot pasdite me 75 vota ligjin “Për Kadastrën në Republikën e Shqipërisë”.
Pasi pranoi me votat e maxhorancës dhe të opozitës dekretin e Presidentit të Republikës për kthimin e “Ligjit për Kadastrën”, Kuvendi miratoi edhe Ligjin me ndryshimet e pësuara pas ripunimit në komisionet parlamentare. Ndryshime të cilat kanë efekt sqarues dhe plotësues. Continue reading

DREJTORIA E PËRGJITHSHME

Tiranë, më 02.02.2019

DEKLARATË PËR SHTYP

Në zonën e Kasharit, afër Astirit, Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t Artan Lame ka qenë sot prezent në ceremoninë e dorëzimit të lejes së Legalizimit për tre kullat e subjektit ndërtues “Lorena sh.p.k”. Ky subjekt ka qenë i gatshëm për të vazhduar vetë procedurën e legalizimit dhe më pas hipotekimit të njësive të banimit dhe shërbimit. Continue reading

MOSDEKRETIMI I LIGJIT TE KADASTRES

DREJTORIA E PËRGJITHSHME

Tiranë, më 17.01.2019

DEKLARATË PËR SHTYP

Dje Presidenti i Republikës nuk dekretoi dhe ktheu për rishqyrtim Ligjin “Për Kadastrën”.

Ilir Meta sot është President i Republikës. Por godina e Presidencës e ndërtuar në vitin 1959, edhe sot e gjithë ditën nuk ka certifikatë pronësie.

Përpara kësaj z. Ilir Meta për 4 vjet ka qenë Kryetar i Kuvendit. Por as Salla ku mblidhet Kuvendi, e ndërtuar që në vitet ’50, nuk ka certifikatë pronësie. Continue reading MOSDEKRETIMI I LIGJIT TE KADASTRES

DENONCIMET TEK UNAZA E MADHE

DREJTORIA E PËRGJITHSHME

Tiranë, më 07.12.2018

DEKLARATË PËR SHTYP

Në muajt e fundit të vitit 2013, në një nga daljet e para publike kemi denoncuar legalizimet abuzive.

Në atë kohë unë i bëra thirrje institucioneve ligjzbatuese që e kishin gjithë mbështetjen tonë për të hetuar rreth tyre. Dhe përgjatë këtyre viteve, sa herë që nga institucionet na janë paraqitur problematika, ato janë ndjekur dhe mbështetur nga ana jonë.

Situata e ndërtimeve pa leje në zonën e Unazës së Madhe, s’bëri gjë tjetër veç vuri edhe një herë në dukje shfrytëzimin politik dhe talljen historike me hallin e atyre banorëve.

Continue reading DENONCIMET TEK UNAZA E MADHE

DREJTORIA E PËRGJITHSHME

Tiranë, më 04.12.2018

NJOFTIM PËR SHTYP

Projektligji për Kadastrën nisi sot diskutimin në Komisionet parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë. Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame ishte në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese ku shpjegoi draftin e ligjit. Continue reading