VENDIM Nr. 280, datë 1.4.2015, (I ndryshuar me VKM nr. 756, datë 26.10.2016), “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, PROCEDURAVE E DOKUMENTACIONIT TË ZBATUESHËM PËR TË KUALIFIKUAR NDËRTIMET PA LEJE, SHTESAT ANËSORE DHE/OSE NË LARTËSI, NË NDËRTIME ME LEJE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe nenit 39, të ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave Continue reading VENDIM Nr. 280, datë 1.4.2015, (I ndryshuar me VKM nr. 756, datë 26.10.2016), “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, PROCEDURAVE E DOKUMENTACIONIT TË ZBATUESHËM PËR TË KUALIFIKUAR NDËRTIMET PA LEJE, SHTESAT ANËSORE DHE/OSE NË LARTËSI, NË NDËRTIME ME LEJE”

VENDIM Nr. 1095, datë 28.12.2015, “PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE TË BASHKËRENDIMIT TË PUNËS, NDËRMJET ALUIZNI-T DHE ZQRPP-SË, DHE TË PROCEDURAVE APO KUFIZIMEVE QË ZBATOHEN PËR EFEKT TË REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË LEGALIZUARA”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe nenit 30, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave Continue reading VENDIM Nr. 1095, datë 28.12.2015, “PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE TË BASHKËRENDIMIT TË PUNËS, NDËRMJET ALUIZNI-T DHE ZQRPP-SË, DHE TË PROCEDURAVE APO KUFIZIMEVE QË ZBATOHEN PËR EFEKT TË REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË LEGALIZUARA”

VENDIM Nr. 860, datë 10.12.2014 ndryshuar me vendimin nr. 182, datë 9.3.2016 “PËR PËRCAKTIMIN E MËNYRËS SËMBLEDHJES DHE ADMINISTRIMIT TË TË ARDHURAVE PËR NDËRTIMET PA LEJE DHE VLERAVE TË ZBATUESHME PËR LEGALIZIM”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 32, pika 3, dhe 43, pika 2, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Këshilli i Ministrave Continue reading VENDIM Nr. 860, datë 10.12.2014 ndryshuar me vendimin nr. 182, datë 9.3.2016 “PËR PËRCAKTIMIN E MËNYRËS SËMBLEDHJES DHE ADMINISTRIMIT TË TË ARDHURAVE PËR NDËRTIMET PA LEJE DHE VLERAVE TË ZBATUESHME PËR LEGALIZIM”

VENDIM Nr. 589. Datë 10.09.2014, i ndryshuar me VENDIM nr. 634, datë 07.09.2016, “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE TË EVIDENTIMIT FAKTIK, NË TERREN, TË NDËRTIMEVE PA LEJE/SHTESAVE NË NDËRTIME ME LEJE, TË ORGANEVE DHE DOKUMENTACIONIT PËR PROPOZIMIN DHE MIRATIMIN E ZONAVE INFORMALE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 45/1, pika 1, të ligjit nr.9482 datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave Continue reading VENDIM Nr. 589. Datë 10.09.2014, i ndryshuar me VENDIM nr. 634, datë 07.09.2016, “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE TË EVIDENTIMIT FAKTIK, NË TERREN, TË NDËRTIMEVE PA LEJE/SHTESAVE NË NDËRTIME ME LEJE, TË ORGANEVE DHE DOKUMENTACIONIT PËR PROPOZIMIN DHE MIRATIMIN E ZONAVE INFORMALE”

VENDIM Nr.332, datë 12.3.2008, “PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE TË PËRGJITHSHME PËR RUAJTJEN DHE ADMINISTRIMIN E INFORMACIONIT HARTOGRAFIK, TË PËRFTUAR NGA FOTOGRAFIMI AJROR, DIXHITAL, I TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3 të nenit 4 të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, me propozimin e Ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave Continue reading VENDIM Nr.332, datë 12.3.2008, “PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE TË PËRGJITHSHME PËR RUAJTJEN DHE ADMINISTRIMIN E INFORMACIONIT HARTOGRAFIK, TË PËRFTUAR NGA FOTOGRAFIMI AJROR, DIXHITAL, I TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”

VENDIM Nr. 439, datë 2.7.2014, “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE TË LEGALIZIMIT TË NDËRTIMEVE PA LEJE, SHTESAVE ANËSORE APO NË LARTËSI, TË NDËRTUARA NGA SHOQËRIA “HAWAI-ALB” SHPK”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 43/1, të ligjit nr. 9482 datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Këshilli i Ministrave

Continue reading VENDIM Nr. 439, datë 2.7.2014, “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE TË LEGALIZIMIT TË NDËRTIMEVE PA LEJE, SHTESAVE ANËSORE APO NË LARTËSI, TË NDËRTUARA NGA SHOQËRIA “HAWAI-ALB” SHPK”

VENDIM Nr. 465, datë 22.6.2016, “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE DHE RREGULLAVE PËR KALIMIN E SË DREJTËS SË PRONËSISË MBI PARCELËN NDËRTIMORE TË OBJEKTEVE INFORMALE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “d”, të pikës 1, të nenit 17, të ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave

Continue reading VENDIM Nr. 465, datë 22.6.2016, “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE DHE RREGULLAVE PËR KALIMIN E SË DREJTËS SË PRONËSISË MBI PARCELËN NDËRTIMORE TË OBJEKTEVE INFORMALE”

UDHËZIM Nr. 4695, datë 31.5.2016, “PËR PROCEDURAT E HOLLËSISHME TË REGJISTRIMIT DHE LËSHIMIT TË CERTIFIKATËS SË PASURISË SË PALUAJTSHME TË LEGALIZUAR”

Në mbështetje të neneve 17 dhe 49, të ligjit nr. 33/2012, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, neneve 4, 29 dhe 30, të ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, si dhe në zbatim të pikës 13, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 1095, datë 28.12.2015, “Për përcaktimin e rregullave të bashkërendimit të punës, ndërmjet ALUIZNI-t dhe ZQRPP-së dhe të procedurave apo kufizimeve që zbatohen për efekt të regjistrimit të pasurive të legalizuara”, kryeregjistruesi dhe drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t, Continue reading UDHËZIM Nr. 4695, datë 31.5.2016, “PËR PROCEDURAT E HOLLËSISHME TË REGJISTRIMIT DHE LËSHIMIT TË CERTIFIKATËS SË PASURISË SË PALUAJTSHME TË LEGALIZUAR”

VENDIM Nr. 954, datë 25.11.2015, “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË PROCEDURAVE DHE TË FORMULARIT TË LEJES SË LEGALIZIMIT” i ndryshuar

VENDIM

Nr. 954, datë 25.11.2015, ndryshuar me vendimin Nr. 164, datë 2.3.2016, ndryshuar me vendimin Nr. 660, datë 21.9.2016

 

PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË PROCEDURAVE DHE TË FORMULARIT TË LEJES SË LEGALIZIMIT

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 28, të ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Leja e legalizimit miratohet për ndërtimin informal, që është kualifikuar për legalizim, në përputhje me përcaktimet e vendimit nr. 280, datë 1.4.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për përçak-timin e kritereve, procedurave e dokumentacionit të zbatueshëm për të kualifikuar ndërtimet pa leje, shtesat anësore dhe/ose në lartësi, në ndërtimet me leje”.
  2. Drejtoria e varësisë së ALUIZNI-t miraton lejen e legalizimit brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga momenti i kualifikimit të ndërtimit informal (data e vendimit të kualifikimit).

2/1. Leja e legalizimit miratohet pasi të jetë administruar dokumentacioni i vërtetimit për likuidimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë, vetëm nëse kjo taksë është llogaritur nga ALUIZNI dhe është arkëtuar përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr. 50/2014. Për rastet e tjera, ky dokumentacion administrohet nga njësitë e qeverisjes vendore, sipas përcaktimeve të nenit 23, të ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006, dhe mungesa e tij nuk pengon miratimin e lejes së legalizimit. 2/2. Dokumentacioni i pronësisë së parcelës ndërtimore ose i ndërtimit ekzistues, për shtesat pa leje, administrohet përpara miratimit të lejes së legalizimit vetëm nëse subjekti e disponon atë, sipas përcaktimeve të neneve 27, shkronja “d”, dhe 28, të ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar. Mungesa e këtij dokumentacioni nuk pengon miratimin e lejes së legalizimit.  I njëjti rregull vlen edhe për dokumentacionin e parashikuar në shkronjën “ë”, të nenit 27, të ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006, të ndryshuar.

  1. Leja e legalizimit miratohet për subjektin përfitues, që është sipas rastit aplikuesi për legalizim ose/dhe personi të cilit i janë njohur të drejta mbi ndërtimin pa leje nëpërmjet:

a) veprimeve juridiko-civile (kontratë për kalimin e së drejtës për të legalizuar ndërtimin), trashëgimisë ose me anë të deklaratës së aplikuesit për njohjen e të drejtave mbi ndërtimin;

b) vendimit gjyqësor të formës së prerë.

Dokumentacioni sipas shkronjës “a” dorëzohet nga subjektet përpara përfundimit të procedurave administrative të miratimit të lejes së legalizimit.

  1. Për shtesat informale, kur ndërtimi kryesor (ndërtimi me leje) është tjetërsuar apo nuk është në pronësi të aplikuesit për legalizim, për miratimin e lejes së legalizimit zbatohen përcaktimet e pikës 11, të vendimit nr. 280, datë 1.4.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, procedurave e dokumentacionit të zbatueshëm për të kualifikuar ndërtimet pa leje, shtesat anësore dhe/ose në lartësi, në ndërtime me leje”.
  2. Brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data e miratimit, leja e legalizimit, e shoqëruar nga dokumentacioni teknik, i dorëzohet ose i dërgohet në rrugë postare subjektit përfitues.
  3. Për ndërtimet informale, që i nënshtrohen procedurës së kalimit të së drejtës së pronësisë, leja e legalizimit miratohet përpara kryerjes së këtyre procedurave dhe i dorëzohet subjektit përfitues, së bashku me dokumentacionin shoqërues.
  4. Afatet dhe procedurat në zbatim të pikës 6 rregullohen me vendim të Këshillit të Ministrave, në përputhje me shkronjën “d”, të pikës 1, të nenit 17, të ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar.
  5. Pezullimi i procedurave administrative dhe i miratimit të lejes së legalizimit bëhet vetëm në rastet kur:

a) për ndërtimet informale dhe shtesat anësore/në lartësi plotësohen kushtet e nenit 26, të ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, për ato shqyrtime gjyqësore që kanë si objekt mosmarrëveshjet për të drejtën e pronësisë mbi vetë ndërtimin/shtesën apo mbi parcelën ndërtimore;

b) për shtesat anësore/në lartësi plotësohen kushtet e nenit 40, të ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006, kur nga gjykata është vendosur masë sigurimi padie, në kuadër të shqyrtimit të mosmarrëveshjeve midis subjekteve aplikuese dhe pronarit të truallit privat dhe/ose kufitar.

9. Lista e subjekteve përfituese të lejeve të legalizimit, shoqëruar me të dhënat e pasurive (adresa, zona kadastrale, numri i pasurisë), afishohet në ambientet e ALUIZNI-t dhe pranë njësisë së qeverisjes vendore, si dhe publikohet në:

a) Buletinin e Njoftimeve Zyrtare; e shfuqizuar

b) Faqen zyrtare të internetit të ALUIZNI-t.

10. Subjektet e interesuara, në përputhje me afatet e përcaktuara në dispozitat e Kodit të Procedurave Administrative, kanë të drejtë të paraqesin ankim administrativ për lejen e legalizimit apo kur drejtoria e ALUIZNI-t nuk e miraton atë brenda afatit të përcaktuar në këtë vendim, në Drejtorinë e Përgjithshme të ALUIZNI-t.

11. Në rastet kur ka konflikt interesi, sipas kuptimit të ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, të ndryshuar, me kërkesë paraprake të subjektit të interesuar, Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t autorizon një drejtori tjetër varësie për kryerjen e procedurave të legalizimit të ndërtimit informal.”.

12. Formulari i lejes së legalizimit shoqërohet nga planvendosja (genplani) e nga planimetria dhe aty përcaktohen:

a) lloji dhe funksioni i objektit që legalizohet;

b) subjekti përfitues i lejes së legalizimit;

c) gjendja ndërtimore dhe vendndodhja e objektit;

ç) pronësia mbi truallin etj.

  1. Paraqitja skematike dhe mënyra e plotësimit të lejes së legalizimit miratohen me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZNI-t.
  2. Vendimi nr. 411, datë 19.5.2010, i Këshillit të Ministrave, “Për kriteret, procedurat dhe tipin e formularit të lejes së legalizimit”, i ndryshuar, shfuqizohet.
  3. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Urban dhe Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Edi Rama

VENDIM Nr. 437, datë 28.6.2006, PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE PËR MBLEDHJEN, PËRPUNIMIN DHE ADMINISTRIMIN E TË DHËNAVE PËR NDËRTIMET PA LEJE, PËR NGRITJEN E BAZËS SË TË DHËNAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe neneve 4 pika 3 e 46 pika 1 të ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, me propozimin e Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave.

Continue reading VENDIM Nr. 437, datë 28.6.2006, PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE PËR MBLEDHJEN, PËRPUNIMIN DHE ADMINISTRIMIN E TË DHËNAVE PËR NDËRTIMET PA LEJE, PËR NGRITJEN E BAZËS SË TË DHËNAVE