V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMET NR.1657, DATË 24.12.2008; NR.611, DATË 11.6.2009; NR.677, DATË 18.6.2009; NR.706, DATË 23.6.2009; NR.805, DATË 22.7.2009; NR.1038, DATË 14.10.2009; NR.1283, DATË 23.12.2009; NR.125, DATË 17.2.2010; NR. 247, DATË 13.4.2010; NR.646, DATË 28.7.2010; NR.118, DATË 7.2.2011; NR.359, DATË 4.5.2011; NR.490, DATË 18.6.2013; NR.345, DATË 24.4.2013, TË NDRYSHUARA, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, PËR MIRATIMIN E KALIMIT TË PRONËSISË SË DISA PARCELAVE NDËRTIMORE NË FAVOR TË POSEDUESVE TË OBJEKTEVE INFORMALE

Ndryshim vkm

VKM për shpërblimin e pronarëve, lista e emrave që përfitojnë

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpërblimin e pronarëve mbi sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale për të disa qarqe. Më poshtë vendimi i plotë dhe lista e emrave të pronarëve që përfitojnë kompensimin

Continue reading VKM për shpërblimin e pronarëve, lista e emrave që përfitojnë

Vendimi i Këshillit të Ministrave, lista emërore e kalimit të pronësisë

Vendimi i plotë i Këshillit të Ministrave;

V E N DIM PËR MIRATIMIN E KALIMIT TË PRONËSISË SË DISA PARCELAVE NDËRTIMORE NË FAVOR TË POSEDUESVE TË OBJEKTEVE INFORMALE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 17, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, të shkronjës “ç”, të nenit 4, të ligjit nr.7980, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e trojeve”, të ndryshuar, dhe të nenit 163, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Këshilli i Ministrave  Continue reading Vendimi i Këshillit të Ministrave, lista emërore e kalimit të pronësisë

VENDIM Nr. 589, DATE 10.09.2014 “PER PERCAKTIMIN E PROCEDURAVE TE EVIDENTIMIT FIZIK, NE TERREN, TE NDERTIMEVE PA LEJE/SHTESAVE NE NDERTIME ME LEJE, TE ORGANEVE DHE DOKUMENTACIONIT PER PROPOZIMIN DHE MIRATIMIN E ZONAVE INFORMALE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve  10  e  45/1,  pika  1,  të  ligjit  nr.  9482  datë 3.4.2006,  “Për  legalizimin,  urbanizimin  dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Këshilli i Ministrave vendosi.

 

Nr. 589, datë 10.9.2014PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE TË EVIDENTIMIT FAKTIK, NË TERREN, TË NDËRTIMEVE PA LEJESHTESAVE NË NDËRTIME ME LEJE, TË ORGANEVE DHE DOKUMENTACIONIT PËR PROPOZIMIN DHE MIRATIMIN E ZONAVE

VENDIM Nr. 488, DATE 22.07.2014 “PER PERCAKTIMIN E ÇMIMIT FAVORIZUES TE SHITJES SE PARCELES NDERTIMORE PER NDERTIMET PA LEJE NE FUNKSION BANIMI DHE TE PERZIER, TE SUBJEKTEVE QE PERFITOJNE FALJE TE PAGESES, SI DHE TE MENYRES E AFATEVE TE PAGESES”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 7, të ligjit nr. 9482, datë 03.04.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje “, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Keshilli i Minjistrave vendosi.

 

Vendim nr.488 dt.22.07.2014 PER PERCAKTIMIN E ÇMIMIT FAVORIZUES TE SHITJES SE PARCELES NDERTIMORE PER NDERTIMET PA LEJE ME FUNKSION BANIM DHE TE PERZIER, SUBJEKTE QE PERFITOJNE FALJE TE PAGESES, SI DHE TE MEN

VENDIM Nr. 485, DATE 16.07.2014 PER DISA NDRYSHIME NE VENDIMIN Nr. 289 “PER ORGANIZAIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISE SE LEGALIZIMIT, URBANIZIMIT DHE INTEGRIMIT TE ZONAVE/NDERTIMORE INFORMALE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4 e 46, të ligjit nr. 9482, datë 16.2.2006,  “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Këshilli i Ministrave vendosi.

 

VENDIM Nr. 485 PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 289, DATË 17.5.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË SË LEGALIZIMIT, URBANIZIMIT DHE INTEGRIMIT TË ZONAVE/NDËRTIMEVE INFORMALE (ALUIZNI)”

V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE TË LEGALIZIMIT TË NDËRTIMEVE PA LEJE, SHTESAVE ANËSORE APO NË LARTËSI, TË NDËRTUARA NGA SHOQËRIA “HAWAI-ALB”, SH.P.K.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 43/1, të ligjit nr.9482 datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Këshilli i Ministrave Continue reading V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE TË LEGALIZIMIT TË NDËRTIMEVE PA LEJE, SHTESAVE ANËSORE APO NË LARTËSI, TË NDËRTUARA NGA SHOQËRIA “HAWAI-ALB”, SH.P.K.

VENDIM Nr.411 PËR KRITERET, PROCEDURAT DHE TIPIN E FORMULARIT TË LEJES SË LEGALIZIMIT

(ndryshuar me VKM-në nr.40, datë 11.1.2012)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 28 të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI) lëshon lejen e legalizimit, për objektin /shtesën pa leje në ndërtime me leje, kur:

a) për objektin/shtesën pa leje në ndërtime me leje është kryer vetëdeklarimi vullnetar brenda afatit ligjor;

b) objekti/shtesa pa leje në ndërtime me leje nuk ndodhet në kushtet e përjashtimit nga legalizimi, në përputhje me dispozitat e ligjit nr.9482, datë 3.4.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar;
c) për objektin/shtesën pa leje në ndërtime me leje është plotësuar dokumentacioni tekniko- ligjor, i parashikuar në nenet 27 e 37 të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, të ndryshuar;
ç) subjekti posedues ka shlyer pagesat e parashikuara në pikat 1, 2, 3 dhe 5 të vendimit nr.1180, datë 3.12.2006 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e vlerës së tarifës së shërbimit dhe mbledhjen e administrimin e të adhurave të procesit të legalizimit”, të ndryshuar.

2. Drejtoritë e ALUIZNI-t pranë qarqeve, pas verifikimit të dokumentacionit dhe vlerësimit të përmbushjes ose jo të kushteve të përmendura në pikën 1 të këtij vendimi, për objektin informal/shtesën pa leje në ndërtime me leje, vendosin kualifikimin për legalizim ose përjashtimin nga legalizimi. Vendimi, i cili shoqërohet me aktin përkatës, të argumentuar, administrohet si pjesë përbërëse e dosjes së legalizimit.

3. Drejtoritë e ALUIZNI-t, pranë qarqeve, pas kualifikimit për legalizim të objekteve informale/shtesave pa leje në ndërtime me leje, veprojnë, si më poshtë vijon:
a) Publikojnë në medien e shkruar dhe në faqen zyrtare të internetit, listën e poseduesve të objekteve informale/shtesave pa leje në ndërtime me leje, që kualifikohen për legalizim dhe të atyre që përjashtohen nga legalizimi.

b) Hartojnë dokumentacionin teknik (genplan, planimetritë dhe fragmentin e fotografisë ajrore dixhitale).

c) Përllogarisin detyrimet financiare të objektit informal/shtesës pa leje në ndërtime me leje, që legalizohet, dhe njoftojnë poseduesit për shlyerjen e tyre.
ç) Pranojnë nga subjekti i interesuar dokumentacionin e përcaktuar në nenet 27 e 37 të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, të ndryshuar.

d) Lidhin kontratën e kalimit të së drejtës së pronësisë së parcelës ndërtimore, nga shteti te poseduesi i objektit informal/shtesës pa leje në ndërtim me leje, në përputhje me nenin 17 të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, të ndryshuar.
dh) Brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e shlyerjes së pagesës sipas shkronjës “ç” të pikës 1, të këtij vendimi, lëshojnë dhe e pajisin subjektin me leje legalizimi për objektin informal/shtesën pa leje në ndërtime me leje;”

e) Publikojnë në median e shkruar dhe në faqen zyrtare të internetit listat emërore të subjekteve, objektet e të cilave pajisen me leje legalizimi, si dhe ia përcjellin ato njësive të qeverisjes vendore, për njoftim dhe publikim

4. Poseduesit e objektit ose subjektet e interesuara, brenda një muaji nga data e publikimit të listës emërore, të përmendur në pikën 3 të këtij vendimi, mund të bëjnë ankim administrativ në Drejtorinë Qendrore të ALUIZNI-t ndaj vendimit/lejes përkatëse të drejtorisë së ALUIZNI-t pranë qarqeve sipas procedurës së përcaktuar në ligjin nr.8485, datë 12.5.1999 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”

5. Leja e legalizimit, së bashku me dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim, dërgohen pranë zyrave vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, nga drejtoritë e ALUIZNI-t, pranë qarqeve.

6. Për objektet informale/shtesat pa leje në ndërtime me leje, që përjashtohen nga procesi i legalizimit, drejtoritë e ALUIZNI-t, pranë qarqeve, i dërgojnë njoftim me shkrim poseduesve të tyre, si dhe organeve të njësive të qeverisjes vendore, ku këto objekte gjenden. Brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e marrjes së njoftimit, poseduesi mund të ankohet ndaj vendimit të përjashtimit në Drejtorinë Qendrore të ALUIZNI-t.

7. Formulari TIP i lejes së legalizimit është sipas modelit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
8. Vendimi nr.871, datë 27.12.2006 i Këshillit të Ministrave “Për kriteret, procedurat dhe tipin e formularit të lejes së legalizimit”, shfuqizohet.
9. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale dhe Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për zbatimin e këtij vendimi.

II. Drejtoritë e ALUIZNI-t pranë qarqeve, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të përfundojnë shqyrtimin/verifikimin e kërkesave/dokumentacionit të depozituar për legalizim për objektet informale/shtesat pa leje në ndërtime me leje dhe, në bazë të vlerësimit të përmbushjes ose jo të kushteve të kërkuara, të nxjerrin vendimet përkatëse për kualifikimin për legalizim ose përjashtimin nga legalizimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 

KRYEMINISTRI
Sali Berisha

VENDIM Nr . 1180 PËR PËRCAKTIMIN E VLERËS SË TARIFËS SË SHËRBIMIT PËR LEGALIZIM DHE MBLEDHJEN E ADMINISTRIMIN E TË ARDHURAVE TË PROCESIT TE LEGALIZIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 32, të ligjit nr.9482, datë 03.04.2006, ”Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1.Tarifa e shërbimit për legalizimin e objekteve pa leje, shtesave informale në ndërtime me leje përbëhet nga:

1.1      Tarifa e shërbimit për përditësim, e cila është në vlerën 4 000 (katër mijë) lekë, për çdo kat të objektit pa leje/shtesës informale në ndërtime me leje.

1.2      Tarifa e shërbimit për hartimin e dokumentacionit tekniko-ligjor, me vlerë 6 000 (gjashte mijë) leke për çdo objekt pa leje/shtesë informale në ndërtim me leje.

1.3       Të ardhurat e mbledhura nga tarifa e shërbimit për përditësim dhe për hartimin e dokumentacionit tekniko-ligjor, do të përdoren nga ALUIZNI dhe do të destinohen respektivisht, për përditësimin në terren të gjendjes ndërtimore dhe mbulimin e shpenzimeve për hartimin e dokumentacionit administrativ për legalizimin e objekteve pa leje/shtesave informale në ndërtime me leje”.

1.4      Subjektet që përfitojnë legalizimin e objekteve informale, do të shlyejnë brenda 10 ditësh nga data e njoftimit me shkrim mbi pagesat, vlerat e përcaktuara në pikën 1.1 dhe 1.2 të këtij vendimi, në llogarinë e hapur për këtë qëllim”.

2.   Subjektet që kanë vetëdeklaruar në muajin e 3-të (16 Shtator-15 Tetor 2006) dhe të 4-t (16 Tetor-29 Nëntor 2006) të periudhës së vetëdeklarimit, së bashku me tarifën e shërbimit, do të shlyejnë dhe sanksionet e parashikuara për këtë qëllim, për llogari të njësisë së qeverisjes vendore, duke iu referuar kohës së vetëdeklarimit dhe natyrës së ndërtimit informal ( vilë, shtesë familjare, shtesë komerciale ), të parashikuara në nenin 8 të ligjit “Për legalizimin urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar.

3.   Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t në përputhje me të dhënat ndërtimore të dokumentacionit teknik ( gen-plan, planimetri ) kryen llogaritjen e vlerёs sё taksёs sё ndikimit nё infrastrukturё për çdo objekt informal, publikon listёn emёrore tё subjekteve taksë-pagues dhe i pajis ata me formularin e pagesës.

 

               3.1.   Taksa e ndikimit në infrastrukturë llogaritet duke ju referuar kostos mesatare vjetore tё ndёrtimit tё banesave pёr m², publikuar nga Enti Kombёtar i Banesave, nё kohёn e llogaritjes, në përputhje me pikën 2 të nenit 14 të ligjit nr.9416, datë 20.05.2005, “Për procedurat e privatizimit të banesave, të ndërtuara ose të blera me fonde shtetërore nga Enti Kombëtar i Banesave”.

 

               3.2.   Pёr objektet me leje me shtesa informale në ndërtim, pёrqindja e taksёs vendore tё ndikimit nё infrastrukturё do tё aplikohet mbi vlerёn e investimit tё shtesës informale.

 

               3.3.   Taksa e ndikimit në infrastrukturë paguhet brenda 30 ditëve, nga data e pajisjes me formularin e pagesës, që i bashkëlidhet këtij vendimi, pёr llogari tё njёsisё sё qeverisjes vendore, ku ndodhet ndërtimi informal. Fondi i krijuar nga pagesa e kësaj takse, do të përdoret për financimin e studimeve urbanistike, realizimin e tyre dhe përmirësimin e infrastrukturës së territoreve, që legalizohen.

 

4.   Pagesa për parcelën ndërtimore mbi të cilën është ngritur objekti informal/shtesa informale në ndërtime me leje, llogaritet nga ALUIZNI sipas neneve 19, 20, 21 e 22 të ligjit nr. 9482, datë 03.04.2006, ”Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar.

 

               4.1.   Për objektet informale, me funksion banimi, kur sipërfaqja e parcelës ndërtimore është e një madhësie të ndërmjetme nga sipërfaqet e përcaktuara në nenet 19, 20, 21 e 22, pagesa për të, do të jetë shuma e vlerёs mё tё vogёl nё lekё, plus vlerёn shtesë që del nga llogaritja me interpolim për sipërfaqen shtesё.

 

               4.2.   Kur objekti informal ka funksion social – ekonomik, vlera në lekë e parcelës ndërtimore llogaritet duke u bazuar në çmimin e tregut për m², nё momentin e kalimit tё pronёsisё.

 

               4.3.   Për objektet informale me funksion të përzier ( për banim dhe funksion social – ekonomik), për të llogaritur vlerën e parcelës ndërtimore do të aplikohet dhe koeficienti i shfrytëzimit të ndërtesës në legalizim i përcaktuar me vendimin nr.870, datë 27.12.2006 të Këshillit të Ministrave, “Për koeficientin e shfrytëzimit të ndërtesës në legalizim, me destinacion social-ekonomik”, sipas formulës: Vlera shtesë = Sip.social-ekonomike x Çmimi për m² i parcelës x(1 ± K).

 

               4.4.   Pagesa e parcelës ndërtimore, për objektet informale me destinacion social-ekonomik dhe shtesat informale në ndërtime me leje, do të bëhet vetëm në lekë, në vlerë të plotë monetare.

4.5. Për objektet informale, me destinacion banimi apo të përzier (banim dhe social- ekonomik), pagesa e vlerës së parcelës mund të bëhet në lekë, në vlerë të plotë monetare, dhe/ose me bono privatizimi.

Në rastin kur pagesa kryhet me bono privatizimi, ajo duhet të paraprihet nga depozitimi i kërkesës me shkrim, të poseduesit të ndërtimit informal, pranë drejtorisë rajonale të ALUIZNI-t, ku të përcaktohet përqindja e pagesës me bono privatizimi.

 

4.6.   Për shlyerjen e pagesës së parcelës ndërtimore, subjektet mund të përfitojnë nga skema e kreditimit bankar.

 

5.   Sanksionet për subjektet dhe / ose shoqëritë ndërtuese që kanë kryer shtesa anësore ose shtesa në kate, për qëllim kalimi pronësie ose qiradhënieje, llogariten nga ALUIZNI, në përputhje me përcaktimet dhe përqindjet e përcaktuara në nenin 43 të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar.

Për shtesat informale (anësore apo në lartësi), të ngritura në territore (zona) ku nuk ka çmim minimal fiskal, të përcaktuar në përputhje me pikën 2 të nenit 43 të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, çmimi minimal fiskal do të llogaritet si mesatare aritmetike e çmimit të zonave me të cilat ky territor (zonë) kufizohet.

5.1.      Likuidimi i penaliteteve do të bëhet për llogari të njësive të qeverisjes vendore brenda 30 ditëve nga pajisja me formularin e penaliteteve për legalizimin e shtesave informale të subjektit ndërtues.

5.2.      Për subjektet dhe/ose shoqëritë ndërtuese të cilat kanë paguar sanksione të mëparshme për shkelje të lejes së ndërtimit, nga vlera totale e sanksioneve do të zbritet vlera e paguar më parë.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë, botohet në “Fletoren Zyrtare” dhe i shtrin efektet e tij nga data 1 mars 2008.