Pyetje dhe përgjigje (FAQ)

RREGJISTRIMI FILLESTAR

Duke u nisur nga pyetjet e shumta dhe të shpeshta për regjistrimin fillestar, më poshtë do gjeni përgjigjet për mënyrën se si duhet të veproni dhe se kush përfiton nga ky regjistrim.

Regjistroni pronën tuaj duke bashkëpunuar me Kadastrën Shqiptare!

Bootstrap Example
Hiqe! ! Shtyp mbi pyetjet për të lexuar përgjigjen !

REGJISTRIMI I PRONAVE NE JUG

DREJTORIA E PËRGJITHSHME

Dt. 17.07.2020

Të nderuar qytetarë,

Dëshirojmë t’ju informojmë se procesi i rregjistrimit fillestar në Zonat Kadastrale të Jugut vijon me sukses. Në të tre zyrat e hapura nga Kadastra Shqiptare në Dhërmi, Himarë dhe Lukovë, çdo ditë paraqiten qytetarë që dëshirojnë të informohen rreth dokumentacionit të nevojshëm, si edhe për t’u konsultuar për problematika të mbartura të pronave të tyre.

Nga ana tjetër, ekipet e Kadastrës çdo ditë vijojnë matjet në terren për çdo pasuri të veçantë toka, kullota, banesa, etj. Deri tani rezultojnë rreth 3400 pasuri të verifikuara dhe për të cilat është plotësuar dokumentacioni.

Meqenëse tashmë kemi krijuar një bazë të madhe të dhënash, të siguruar nga puna në terren, jemi në gjendje të planifikojmë me siguri hapat e mëtejshëm të këtij procesi.

Në lidhje me qytetarët, gjeja më e rëndësishme është data se deri kur ata mund të paraqesin dokumentacionin që zotërojnë lidhur me pronat e tyre.

Këtu në vijim, po paraqesim grafikun e fillimit të afishimit publik të materialit të hartuar nga ana jonë për konsultim publik për t’ju dhënë mundësi qytetarëve të shprehin ankesat e tyre rreth punës së bërë nga ana jonë.

Qytetarët kanë kohë deri në momentin e fillimit të afishimit publik, të depozitojnë dokumentacion që ata mendojnë se mund të jetë i nevojshëm në përcaktimin e pronave të tyre.

Në disa raste, gjatë kontakteve derë më derë në fshatrat e Bregut, qytetarë të ndryshëm kanë shprehur shqetësimin e tyre që, një pjesë e pronarëve momentalisht nuk gjenden në Shqipëri, pasi janë jashtë atdheut, kryesisht për arsye emigracioni. Në këto kushte, megjithë avancimin e punës tonë, kemi gjykuar që në raste të vecanta të mundësojmë shtyrjen e këtyre afateve, deri në kthimin e këtyre qytetarëve për pushimet tradicionale gjatë muajit gusht.

Ftojmë qytetarët që, të na mbështesin si deri më sot në këtë proces, që mund të përfundojë veç me bashkëpunim. Lutemi na kontaktoni për çdo parqartësi!

Zona Kadastrale:

Fillimi Afishimit:

Mbarimi Afishimit:

2863 Palasë

Blloku 1, Java III Dhjetor 2020

Blloku 2, Java II Prill 2021

1739 Gjilekë

Blloku 1, Java II Gusht 2020

Blloku 3, Java III Janar 2021

1481 Dhërmi

Blloku 1, Java II Tetor 2020

Blloku 3, Java III Shkurt 2021

1982 Ilias

Blloku 1, Java I Dhjetor 2020

Blloku 1, Java III Janar 2021

3844 Vuno

Blloku 1, Java II Dhjetor 2020

Blloku 2, Java II Prill 2021

1952 Himarë

Blloku 1, Java V Shtator 2020

Blloku 4, Java III Shkurt 2021

2518 Lukovë

Blloku 1, Java III Shtator 2020

Blloku 3, Java III Shkurt 2021

2806 Nivicë

Blloku 1, Java I Janar 2021

Blloku 2, Java III Prill 2021