Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t Z. Artan Lame ka mbajtur një deklaratë për median ku ka sqaruar Vendimin e marrë nga Këshilli i Ministrave në lidhje me kalimin e parcelës ndërtimore në favor të poseduesve të objekteve informale.
Me këtë vendim ju kalon pronësia e parcelës ndërtimore 481 familjeve, në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier, Korçë, Vlorë, Gjirokastër. Gjithsej këtyre qytetarëve ju kalojnë në pronësi 150.590 m2 truall.