Deklaratë Shtypi

Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Z.Artan Lame ka qenë në Rrashbull të Durrsit ku u hap një zyrë për ti ardhur në ndihmë banorëve të kësaj zone.

Drejtori i ALUIZNI-t Durres, Z.Flamur Gjuzi tha që në Rrashbull jane bere 36 matje dhe ato përkthehen në leje legalizimi të printuara”.

lame

Më poshtë gjeni fjalen e Drejtorit te Pergjithshem te ALUIZNI-t Artan Lame gjate hapjes se zyres se re ne Rrashbull dhe foto te aktivitetit.

Ka kaq ditë që po thuhet që në dollapët e sirtarët e ALUIZNI-t zverdhen matjet që ka bërë qeveria e  atyre para 2013, realisht po na zverdhet syri duke kërkuar një dosje me matje të bërë para viti 2013. Celja e kësaj zyre bëhet që qytetarët të mos shkojnë në Durrës apo në Shijak, për plotësimin e dokumentacionit por të vijnë këtu në zonën e tyre. Kjo është një zyrë që hapet “ex novo”.

Tenderi që ka organizuar drejtoria e Durrësit për këtë zonë kishte një mekanizëm shumë të thjeshtë kur ma shpjegoi drejtori. Mekanizmi është i tillë: do bëhen matjet në terren nga një subjekt privat, me këtë rast u hap edhe zyra ku do jenë trte apo katër punonjës që do përpunojnë këtë mori, këtë valë matjesh që do bëhen në terren nga privati. Pra ky ishte mekanizmi që lidhte të dy gjërat, u hap zyra në këtë zonë këtu dhe njëkohësisht u organizua dhe kryerja e procesit të matjeve në terren ku theksoj se nuk bëhen nga buxheti i shtetit por me të ardhurat e vetë drejtorisë. Kaq sa për këtë historinë e tenderit. Për historinë e matjeve të vjetra, jemi në një zonë që është konsideruar tradicionalisht si zonë e djathtë. Në 9 mijë e ca vetdeklarime në këtë zonë, në 10 vjet bënë 36 leje legalizimi dhe kjo është e vetmja arsye pse tani ulërijnë për historinë e legalizimeve në këto zona. Në një zonë ku neve, me tenderin që po bën Durrësi, do të bëhen brenda dy muajsh 3700 matje në këtë zonë, kur janë përballë shifrës 36 leje të dikurshme është e kuptueshme që shkakton nervozizëm tek Jamarbri, tek Strazimiri dhe tek tërë lukunia tjetër.

E lëmë pjesën e lukunisë, unë ju bëj një thirrje vetëm qytetarëve: mos u merrni me llafet e atyre që dijnë të bëjnë vetëm llafe. Prisni ekipet tona dhe të subjektit që do të bëjnë matjet në terren. Hapjuni derën dhe pritini ata duke bërë gjithë procedurat që do t’ju kërkojnë. Durojini ndonjëherë kur ju thonë që sillni dhe këtë letër apo duhet bërë edhe kjo matje, apo do vimë t’ju bëjmë edhe këtë gjë sepse është për të mirën tuaj në një zonë që nuk është bërë asgjë në tetë vitet e qeverisjes së tyre.