AGJENSIA E LEGALIZIMIT, URBANIZIMIT DHE INTEGRIMIT TE ZONAVE/NDERTIMEVE INFORMALE

 Deklaratë Shtypi

Tiranë, 24.06.2016

Në mbledhjen e saj të së mërkurës, Qeveria miratoi VKM 465 dt. 22.06.2016, “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE DHE RREGULLAVE PËR KALIMIN E SE DREJTËS SË PRONËSISË MBI PARCELËN NDËRTIMORE TË OBJEKTEVE INFORMALE”.

Kjo VKM standartizon procedurat për dhënien e truallit për ndërtuesit e banesave pa leje, procedura këto të padisiplinuara dhe rregulluara që prej vitit 2006.

Artan LAME deklarate per shtyp

Por nuk është ky elementi që i intereson drejtpërdrejt publikut. Veç sa më sipër, me anën e këtij Vendimi hiqet edhe një prej pagesave të fundit financiare të mbetura në ngarkim të qytetarëve. Deri më sot, për lidhjen e kontratës së dhënies së truallit, qytetarëve ju duhej të paraqiteshin pranë zyrave noteriale, ku paguhej prej tyre edhe ky shërbim, që lëvizte nga 8000Leke deri në 30.000Leke sipas rastit. Sipas vendimit të sapomiratuar, këtë shërbim e merr përsipër ta kryejë ALUIZNI dhe natyrisht pa pagesë për qytetarët. Veç lehtësimit fiskal që do kenë qytetarët, me heqjen e kësaj procedure, shkurtohet edhe një hallkë tjetër e procesit të legalizimeve dhe një zyrë më pak për qytetarët.

Nga ana tjetër permes këtij Vendimi garantohet funksionimi i skemës së kompensimit financiar të pronave të truallit. Si dihet, partë e mbledhura nga pagesat e parcelës ndërtimore, shkojnë për pagesën e pronarëve të truallit të zënë dhe, perms këtij Vendimi formalizohen procedurat pikërisht për këtë pjesë të procesit.

Përpara rreth një muaji Qeveria I krijoi ALUIZNI-t mundësinë të marrë rreth 300 punonjës shtesë me kontratë. Legalizimet mbeten një prej reformave të para me qëllim legalizimin e ekonomisë shqiptare, e premtuar dhe e ndërmarrë nga kjo Qeveri. Reforma aq shume e zvarritur në vite e legalizimeve, e ndërmarrë prej nesh ka qënë një histori suksesi, duke kaluar ndërkaq edhe perms një periudhe të gjatë kolaudimi dhe përmirësimesh ligjore. I gjithë ky system tani ka hyrë në një faze të re, ku të gjitha këto përmirësime po fillojne të japin frytet e tyre. Në këtë kuadër, ky system i ngritur prej nesh ka nevojë për mbështetje me burime njerëzore shtesë, që do të aplikojë këto ndryshime dhe përmirësime te tij. Pikërisht kjo reformë na hap rrugën e punësimit të kësaj mase të re punonjësish, djem e vajza që kanë mbaruar shkollat përkatëse, apo edhe specialist të afirmuar tashmë, që do të integrohen në strukturat tona.

Profesione të kërkuara : Arkitektë, urbanistë, gjeodetë, inxhinerë ndërtimi, topografë dhe të tjera specialitete të përafërta me këto.

Nga disa prej Drejtorive Rajonale që kanë filluar të pranojnë aplikime për punësim, na vijnë informacione për mungesë të personave të specializuar. Kështu në mënyrë të vaçantë ju bëj thirrje në qarkun e Shkodrës në Zonën Kamëz-Paskuqanit, në Qarkun e Korçës, në atë të Kukësit dhe në disa zona të tjera të izoluara.

Përfitoj edhe një herë nga rasti për t’ju bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të etur për punë, të vijojnë të aplikojnë pranë këtyre institucioneve, për t’u integruar jo thjesht në një vend pune, por edhe në një institucion prej nga do të dalin me një eksperience të shkëlqyer për jetën e tyre profesionale.

Bashkarisht e kemi filluar këtë proces dhe bashkarisht do t’i shkojmë deri në fund.

Ju faleminderit!