Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI – t Artan Lame ka marrë pjesë në shpërndarjen e lejeve të legalizimit në qytetin e Shkodrës dhe Fushë -Krujë.
Gjatë aktivitetit në Shkodër, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama u shpërndanë rreth 700 leje legalizimi.
Më herët, Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t Z.Artan Lame, së bashku me Kryeministrin Z. Edi Rama qëndruan në Fushë Krujë, ku shpërndanë 100 leje legalizimi. Ata vizituan ambientet e zyrave të reja të hapura në shërbim të komunitetit.
Drejtori I Durrësit Z. Flamur Gjuzi tha: “Në 8 vjet qeveria Berisha shpërndau në këtë zonë(Fushë-Krujë) 450 leje legalizimi, ndërsa ne vetëm në 6 muaj kemi dhënë 460 leje legalizimi”.
Qyetarët e Fushë Krujës, që tërhoqën lejen e legalizimit vlerësuan punën dhe përkushtimin e punonjësve të ALUIZNI-t gjatë këtij viti, duke nënvizuar se kishin nga 6-8 vjet që kishin aplikuar, por nuk e kishin legalizuar dot.