Drejtori i Pergjithshëm i ALUIZNI-t, z. Artan Lame ka qenë sot në Kashar për të ndarë leje legalizimi. Në këtë aktivitet u ndanë 250 leje ku i pranishëm ishte dhe kandidati për bashkinë e Tiranës, z. Erion Velia.

Postim i datës 30.05.2015

Fjala më poshtë e Z. Lame

Erion do  kisha dëshirë vërtetë si kandidati të ishe në vijim, fundi i fundit ne jemi të hapur për të gjithë kandidatët, nuk na vine, mbetemi të hapur, sepse ata që legalizohen nuk janë as të majtë as të djathtë. Realisht ne nuk e dimë. Madje që nga dosjet, dosjet dosjet qenkan blu. Nuk na intereson fare ngjyra e qytetarëve. Qytetarët  janë ndarë dy palë për neve: në qytetarë që kanë një problem dhe në qytetarë që e kanë zgjidhur problemin.

Lame në Kashar

Unë do bie shumë shkurt. Pesë fjalë, më shumë informacion për ju. Informacion fare telegrafik sepse koha qënka më e bukur seç duhet madje.

Miq, jemi në këto komuna, që siç i rreshtoi edhe Erioni, legalizimet në këto komuna vetëm  një shifër për ta ditur se sa i madh është problem. Komuna Kashar ka 5140 vetdeklarime, 5140 qytetarë që presin legalizimin. Ndroqi ka 800 objekte, Vaqarri ka 1150, Komuna Pezë ka 820 dhe Baldushku 460 objekte. Gjithësej bëhen 8370 objekte. Nëse do të ishte bërë puna këto 8 vjet, në tetë vjetët e qeverisjes së mëparshme, të paktën do të kishin bërë vetëm gjysmën, dhe gjysmën tjetër do të merremi ne. Po të them se sa ka bërë qeveria e shkuar në 8 vjet do të thoni ju se e kemi stisur. Në 8 vjet në këto  5 komuna janë bërë 93 objekte gjithsej, e paimagjinueshme se sa pas dore ka qenë këto zona. Në këto 93 objekte janë vetëm magazina, klube dhe historira të tilla, por jo 8000-ishja e qytetarëve që prisnin legalizimin. E mbyllim me kaq këtë për të treguar se ku ishim.

Problem ka Erion kjo zonë me legalizimet. Dhe problem më i madh mbetet mos reakordimi i njësive vendore dhe agjencisë vetë. Letrat tona për Bashkinë e Tiranës, letrat tona për kryetarët e komunave janë pa fund për  të na dhënë informacion, sepse mbi atë informacion ndërtohet edhe puna e legalizimeve. Jam i detyruar që po ju them se për urdhër partie nuk merrnin asnjë informacion. Ne nuk arrinim dot që të legalizonim në shumë raste sepse  njësitë vendore nuk na japin planet rregulluese, sepse njësitë vendore nuk na tregojnë se ku i kanë rrugët për të përcaktuar më pas se ku legalizohet dhe ku nuk legalizohet dhe kështu me radhë. Duhet të marrë fund kjo histori dhe më 21 qershor  do marr fund mosreakordimi mes njësisë vendore dhe neve. Nuk e them për justifikim sepse për mua çdo legalizimi është një medalje dhe një motiv krenarie për ne.

Erion më pyete para disa ditësh kur folëm për problemet e kësaj zone për regjstrimin e tokës. Kjo qeveri e dha shembullin ku mori tre komuna dhe u regjistrua akti i pronës në këto komuna. Të njëjtën gjë do të bëjmë edhe në këto zona sepse secili nga ju e keni në shtëpi aktin e marrjes së tokës të pronësisë por nuk është e regjistruar në hipotekë. Vini vërdallë sepse në hipotekë e ka tjetër kush në shtëpi e keni juve. Edhe problemin e regjistrimit të tokës do ta mbyllim. Megjithëse nuk është direkt i ALUIZNI-t, por është i hipotekës ne do ta mbyllim.

Problem tjetër që është në rrugën e zgjidhjes, që do e shihni të enjten që është I zgjidhur, ëhstë problem I ndërtimit pas 2009. Jam i bindur që edhe mes jush këtu ka nga ata që kanë ndërtuar pas 2009 dhe e dini që sot ligji nuk e lejon legalizimin e këtyre objekteve. Janë në rang republike 40.000-60.000 objekte ndërsa në këto komuna janë mbi katër mijë objekte që presin të përfshihen në legaliizmin, sepse ligji nuk i lejon.

Para dy javësh u kalua në qeveri ligji për futjen në proces të legalizimit të ndërtimeve pas 2009 deri në 2014 dhe të enjte me shumë gjasa kalon në parlament, ligji i cili do të përfshijë në procesin e legalizimit të gjitha ndërtimet midis vitit 2009 dhe 2014.

Problem i fundit që doja të prekja dhe që është i lidhur direkt me marrëdhënien e agjencisë së legalizimeve dhe pushtetit vendor, është i zonave ku planet urbanistike të Bashkisë Tiranë parashikon ndërtimet e larta, gjë që e bën të pamundur përfshirjen në legalizim. Plani çregullues i Bashkisë së Tiranës, sepse është plani që ka çrregulluar këtu gjithë njerëzit do ta rishofim patjetër për ti hapur rrugë procesit të legalizimit për këto zona që janë formuar me këto ndërtime dhe në planet çrregulluese që flenë në sirtarët e bashkisë konsiderohen si zona të bëra me pallate dhe kjo gjë ka bllokuar legalizmet në këto zona.

Erion bashkë do ta shohim pas 21-it këtë gjë dhe do ta mbyllim dhe për të hapur rrugën e legalizimit.