Drejtori i Përgjthshëm i ALUIZNI-t Z.Artan Lame dhe kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, Z.Erion Veliaj kanë zhvilluar një aktivitet me njësitë bashkiake nr. 4, 8 dhe 9

mzhu

 

AGJENSIA E LEGALIZIMIT, URBANIZIMIT DHE INTEGRIMIT TE ZONAVE/NDERTIMEVE INFORMALE

Deklaratë për shtyp

23.05.2015

Drejtori i Përgjitshëm i ALUIZNI-t, z. Artan Lame ka zhvilluar një aktivitet me njësitë bashkiake nr. 4, 8 dhe 9 ku përveç se ka bërë disa sqarime për procesin e legalizimit ka theksuar edhe njëherë ndryshimet ligjore që priten të miratohen në Parlament për ti hapur rrugën 60 mijë objekteve që janë ndërtuar pas 2009. I pranishëm në këtë takim ka qenë edhe kandidati i mazhorancës për Bashkinë Tiranës, z. Erion Veliaj.

 “Ndërtimet e pas 2009-ës deri në 2014-ën, objektet e ndërtuara në këtë hark kohor, të cilat deri sot nuk përfshihen në  ligjin e legalizimeve do të përfshihen tani me ndërhyrjet që do ti bëhen ligjit. Realisht ishte një kënaqësi edhe për neve, që arritëm ta çojmë në një nga seancat e javës tjetër në Komisionet Parlamentare për të filluar shqyrtimin e projektligjit për përfshirjen në legalizim edhe të ndërtimeve të bëra pas vitit 2009. Nuk mund ta them se sa përfshihen në këto zona, por mjafton të them se në rang republike janë rreth 60 000 ndërtime pa leje që i përfshin kjo hapsirë kohore”, tha z. Lame.

Lame u ndal veçanërisht në njësinë 8 dhe 9 për problemet që hasen në procesin e legalizimit. “Në veçanti njësia 8 dhe njësia 9 kanë probleme me disa studime e bëra nga Bashkia, studime të cilat u nisën për mirë e u bitisën për keq. Studime të cilat, për shkak se janë parashikuar ndërtime të larta, bllokojnë legalizimin në këto zona. Në rang Tirane janë rreth 14000 ndërtime që i bllokohet legalizimi për këtë arsye. Në rang të këtyre 2 njësive janë rreth 2000 objekte që i bllokohet legalizimi për shkak të këtyre studimeve. Erion, bashkë pas 21-shit do të kemi vërtet punë edhe për këtë çështje për ta zgjidhur problemin e këtyre 2000 familjeve”, nënvizoi më tej z. Lame.

Drejtori i Përgjitshëm i ALUIZNI-t u ndal tek problemet e trashëguara. “E fundit, që ka të bëjë prap me problematika të trashëguara, është më tepër një problem i yni apo të themi i vetë shtetit. Qytetari nuk do të dijë se kush midis organeve shtetërore, qytetari do të thotë: ‘ju jeni shteti, gjejeni me njëri tjetrin’, janë problemet me Hipotekën (ZRPP-në), janë disa zona të këtyre tre njësive nuk është përfunduar procesi i regjistrimit, gjë që na pengon në shumë raste neve, na frenon në dhënien e çertifikatave të pronësisë. Për të treja këto njësi pak a shumë është problematikë e mbyllur, është thjesht çështje kohe, fillimi të themi masiv edhe për këto zona. Kjo është pak a shumë situata e legalizimeve në këtë hapësirë”, nënvizoi Lame.

foto