“Fenomeni shqiptar i informalitetit”, Artan Lame i ftuar në Universitetin “Aleksandër Moisiu”

Artan Lame
Drejtori i Përgjithshëm ALUIZNI-t, Artan Lame, ishte i ftuar në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, dt. 16 janar 2015, ku mbajti një leksion të hapur me temë “Fenomeni shqiptar i informalitetit” dhe iu përgjigj pyetjeve të studentëve.

Dekani i Shkencave Politike dhe Juridikut pranë këtij universiteti, Afrim Krasniqi tha se “Lame nuk vjen para studentëve thjesht si një zyrtar që merret me problematikën e legalizimeve të zonave informale, por është një nga studiuesit më të mirë të historisë së Shqipërisë dhe njohës i trashëgimisë kulturore”.
Z. Lame në fjalën e tij preku çështjen e informalitetit si një fenomen që i ka rrënjët jo në vitin 1990, por që në antikitet e mesjetë. Lame bëri një tablo të gjatë të historisë së urbanizimit në shoqërinë shqiptare që nga Mesjeta, Perandoria Osmane, me ndërtimet e para sipas rregullave në fund të kësaj perandorie, për të ardhur tek lulëzimi i vërtetë i ndërtimeve me dy luftërat botërore, të mirat dhe të këqijat e regjimit komunist në këtë pikpamje dhe deri në ditët tona kur janë mijëra ndërtime pa leje dhe zona informale.
Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t iu përgjigj interesit të studentëve mbi impaktin social dhe ekonomik të procesit të legalizimit, për problematikën e ndërtimeve pa leje në zonat arkeologjike dhe turistike në Durrës, etj.

Fjala e plote e Z.Artan Lame ne Durres