FORMALIZIMI I PALLATEVE TE BRAKTISURA

DREJTORIA E PËRGJITHSHME

Dt. 31.08.2020

PALLATET E BRAKTISUR NGA INVESTITORI

Pas reformës së legalizimeve masive, reforma e legalizimit të pallateve të braktisura, është reforma e dytë e madhe në fushën e formalizimit të pronës private në Shqipëri. Ky proces, i filluar që në vfitin 2006, dhe i kaluar herë tek qeveria qëndrore e herë tek bashkitë, praktikisht shfaqej i dështuar tërësisht deri në vitin 2017. Në atë vit (2017), Qeveria ia kaloi këtë proces ALUIZNI-t nga ku vjet e vijoi ASHK-ja.

Rezultatet janë këto:

  • 381 pallate të formalizuar, ose:
  • 1.663.000 m2 sipërfaqe e formalizuar, nga të cilat:
  • 1.200.000 m2 banim.
  •  450.000 m2 shërbime.

Rreth 14.000 familje dhe rreth 1200 aktivitete ekonomike dhe shërbimi. Me këto shifra në dy vjet punë, mund të themi pa frikë se kjo është një histori suksesi.

OBJEKTE
Objekte të formalizuar në emër të investitorit335
Objekte të formalizuar në emër të banorëve46
Objekte të formalizuar gjithsej381

Nga këto 381 pallate, 46 janë mundësuar falë organizimit të vetë banorëve.

Por edhe tek pallatet e tjera banorët kanë pasur një rol të rendësishëm. E gjitha kjo është një arsye më tepër, për të kuptuar që ky proces mund të vijojë vetëm falë bashkëpunimit Kadastër – banorë – investitorë.

DREJTORIAOBJEKTE TE LEGALIZUARSIPERFAQE në m2
BERAT110064
DIBER11718
DURRES4193249
ELBASAN750299
FIER1373741
GJIROKASTER313063
KAVAJE723828
KORÇE315132
POGRADEC847294
LEZHE414276
SARANDE66206769
SHKODER113872
TIRANA (4 drejtori)185932605
KAMËZ-VORE11019
VLORE3115450
Z. STIMULUARA921073
TOTALI3811663404
TABELA E SUBJEKTEVE TE TRAJTUARA SIPAS VKM 19/2017

Pallati më i vjetër i trajtuar me VKM e vitit 2017, është ndërtuar që në vitin 1996.

Rol në procesin e mobilizimit të investitorëve, luajti edhe shpallja e “listës së zezë” me subjekte problematikë. Kujtojmë këtu se, për këto subjekte nga ana jonë ju kërkua Bashkive të mos vijonin me dhënien e lejeve të reja të ndërtimit, pa përfunduar më pare procedurat e formalizimit për pallatet e ndërtuara prej tyre.

Procesi i legalizimit të pallateve ka meritën të jetë proces tërësisht i pastër nga risqet e korrupsionit.