Fshati Kullë ZK 2321, Bashkia Durrës, Fillon procesi i regjistrimit fillestar

fb_img_1473342719042NJOFTIM

Kadastra Shqiptare njofton nisjen e procesit te regjistrimit fillestar në zonen kadastrale 2321, fshati Kullë, bashkia Durres. Puna tashmë ka nisur me mbledhjen dhe administrimin nga grupet e punës, të informacionit dhe dokumentacionit të nevojshëm për kryerjen e këtij procesi të rëndësishëm. Njëkohësisht më nisjen e këtij procesi do të jenë grupet tona në terren, që do të kryejnë matjet e parcelave dhe ndërtesave, duke evidentuar kufijtë e saktë të pasurive të këtij fshati që fillon tashmë regjistrimin e pasurive për herë të parë.

Sqarojmë se do të jetë e nevojshmë nga ana e banoreve dhe bizneseve bashkëpunimi me grupet e terrenit, në mënyrë që të përcaktohen saktë kufijtë e pasurive te tyre, si dhe depozitimi i çdo dokumenti pronësie pranë ASHK-së, në rast se ky dokumentacion nuk administrohet pranë zyrave të Kadastrës. Per te shmangur spekulimet dhe sekseret, ftohen qytetaret qe te kerkojne identifikimin e punonjesve te Kadastres permes dokumentit zyrtar.
Në përfundim të këtij procesi, pritet të futen në sistemin e regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme rreth 2000 pasuri, për të cilat qytetarët do të kenë mundësi të aplikojnë pranë Kadastrës për t’u pajisur me certifikatë pronësie.

Kërkojmë mbështetjen tuaj për përfundimin me sukses të këtij procesi dhe për ti dhenë vleren e duhur pronës suaj.