Informacion, në lidhje me zonen kadastrale Nr. 8572, drejtoria vendore Lushnje

fb_img_1473342719042Njoftim i rëndësishëm!

Drejtoria vendore Lushnjë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në kuadër të projektit të regjistrimit fillestar, po vijon me proçedurën e regjistrimit fillestar për zonën kadastrale Nr.8572, duke kryer adiministrimin e dokumentacionit dhe njëkohësisht trajtimin e tij në raport me informacionin e përfituar, më qëllim krijimin e regjistrit dhe hartës kadastrale në bazë dhe për zbatim të Ligjit Nr.111/2018 “Për kadastrën” dhe akteve ligjore e nënligjore në fuqi.

Në vijim referuar produktit fillestar për këtë zonë kadastrale, ju mund të paraqiteni pranë DVASHK Lushnjë për tu informuar hollësisht në lidhje me pasuritë e pasqyruara në këtë fazë të proçesit. Në këto kushte ftojmë të gjithë titullmbajtësit të bëhen pjesë e këtij proçesi me qëllim evidentimin dhe trajtimin e pretendimeve të mundshm, duke bërë të mundur në këtë mënyrë realizimin e produktit përfundimtar .

Për çdo problematike dhe paqartësi të hasur nga ana juaj lutemi ti drejtoheni zyrës përkatëse me adresë: Rruga Vath Korreshi (ish Komunalja), Rajoni nr.4, Lagjia Gafurr Muço, Lushnje.