Jepen 1000 lejet e para në Kamëz pas hapjes së Drejtorisë së ALUIZNI-t

aluizni-kamez-2Drejtoria e ALUIZNI-t për Kamzën dhe Vorën e krijuar vetëm tre muaj më parë publikon sot bllokun e parë të lejeve të legalizimit. 1000 qytetarë, kryesisht të zonës së Kamzës dhe Paskuqanit mund të tërheqin lejen e legalizimit të ndërtimeve informale pranë drejtorisë së ALUIZNI-t që ndodhet mbrapa Bashkise Kamëz.

Para se të krijohej kjo drejtori, lejet në këtë zonë janë dhënë nga drejtoria në Tiranë. Tashmë drejtoria për Kamzën e Vorën i ka shkuar më pranë qyetarit duke u zhvendosur në qendër të Kamzës për të mos sorollatur qytetarët.

Kjo drejtori per të mbyllur procesin e gjatë të legalizimeve të ndërtimeve pa leje do të jetë në gjendje të përfundojë 1000 dosje në muaj, për të arritur qëllimin e saj të përfundoj legalizimet brenda këtij mandati të ndërtimeve informale në bashkinë Kamëz e Vorë.