Konferencë për shtyp, 18.02.2014

lame_18.2.2014Më date 18.02.2014, drejtori i ALUIZNI-t, Z. Artan Lame mbajti nje konferencë për shtyp me temë, “Legalizimi dhe Korrupsioni”. Ai vuri në dispozicion të mediave fakte dhe raste të shkeljeve flagrante të kryera gjatë ketyre gjashtë viteve të fundit.

“Siç jeni në dijeni, duke filluar që nga ditët e para të janarit, të 14 sportelet e Drejtorive të ALUIZNI-t që mbulojnë të gjithë territorin e Republikës, kanë filluar kryerjen e procedurave për legalizimin e objekteve”, tha Lame gjate conferences. “Duke filluar nga 1 shkurti, grupet e ngitura nga ana jonë kanë filluar daljen në terren për përgatitjen e dokumentacionit për legalizim drejtpërdrejt pranë qytetarëve. Pas dikskutimit dhe miratimit në Kuvend të ndryshimeve ligjore, do të kthehet në masive shkuarja e punonjësve tanë pranë qytetarëve për kryerjen e procedurave. Por ndërkohë, nga momenti që qytetarët kanë filluar të kuptojnë se institucioni po funksionon seriozisht, ne po gjendemi përpara një situate të paparashikuar.

Fjala e plotë e z.Artan Lame në konferencë