KONSULTIMI PUBLIK, ZK.1739 GJILEKË-(Blloku 1)

NJOFTIM PËR KONSULTIM PUBLIK, ZK 1739 GJILEKË-(Blloku 1), BASHKIA HIMARË

Në kuadër të regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme në DVASHK, Vlorë, Kadastra Shqiptare njofton:

Pas përfundimit të punimeve fushore dhe administrimit të dokumentacionit shtetëror për aktet e pronësisë në Zonën Kadastrale 1739 fshati Gjilekë, Bashkia Himarë, është pregatitur regjistri kadastral për këtë zonë, Blloku 1, ku rezultojnë 237 pasuri të paluajtshme. Në zbatim të Urdhrit Nr.10067/3 dt. 28.12.2020, të Drejtorit të drejtorisë vendore të ASHK-së Vlorë, prej datës 28.12.2020 ka filluar konsultimi publik i të dhënave të regjistrimit fillestar për ZK.1739 Gjilekë-(Blloku 1). Konsultimi publik për këto pasuri do të kryhet për një periudhë kohore 45 ditore dhe do të përfundojë më dt 10.02.2021.

Gjatë kësaj periudhe, në zyrën e konsultimit publik mund te depozitohen dokumentacion pronësie si dhe çdo pretendim apo ankesë në lidhje me të dhënat e pronësisë të shpallur.

Harta kadastrale dhe të dhënat e pronësisë do të jenë të afishuara në zyrën e informacionit me adresë Rruga “ Gjergj Kastrioti” nr. 231, Vlorë.

Për t’ju ardhur në ndihmë emigrantëve apo rezidentë jashtë kufijve të territorit Shqiptar, ASHK ka publikuar hartën kadastrale në linkun, ku mund të aksesohet dhe konsultohet ky informacion ne linkun e mëposhtëm.

Konsultimi Publik Online

Në rast se, pas konsultimit të hartës kadastrale online, do të keni paqartësi apo ankesa mund të shkruani për sqarime pranë adresës tonë email: konsultim.publik@ashk.gov.al

Përjashtimisht, në rastet kur do të jetë e nevojshme depozitimi i dokmentacionit original të akteve të pronësisë, ai do të dorëzohet sipas procdurës ligjore të pranimit të dokumentave pranë DV.ASHK Vlorë .

Te gjithë titullmbajtësit janë të mirëpritur të ndjekin procesin e konsultimit publik për të përfunduar më sukses këtë proces dhe pajisjen me certifikatë pronësie.