KOSOVË, KONFERENCA RAJONALE MBI VENDBANIMET JOFORMALE

Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame ndodhet në Kosovë ku po merr pjesë në Konferencën Rajonale për Vendbanimet Joformale. Në këtë tryezë ku marrin pjesë përfaqësues nga katër rajonet (Shqipëri, Mal i Zi, Kosovë, Maqedoni), Lame ka bërë një rezyme të punës së ALUIZNI-t që në momentin kur u hartua ligji për ndëtimet informale në vitin 2005 dhe ndryshimet që pësoi ligji gjatë ndërrimit të qeverive. Z. Lame tha se procesi i legalizimit në Shqipëri ka qenë i përdorur politikisht, ndaj edhe nuk ka vijuar procesi me hapa të shpejtë. Ai shprehu edhe njëherë vullnetin që ka kjo qeveri për ta çuar deri në fund këtë proces të rëndësishëm për formalizimin e ndërtimeve të ngritura pa leje.IMG-20151103-WA0035

IMG-20151103-WA0031

IMG-20151103-WA0033-1Më poshtë gjeni fjalën e Drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZNI-t Z.Artan Lame

Janë rreth 1 milion ndërtime pa leje në rang rajoni. Është një pasuri e jashtëzakonshme, është një investim kolosal i qytetarëve të këtyre vendeve, i cili përgjithësisht është ende sot i pafutur në rrjedhat normale të zhvillimit, qoftë të zhvillimit ekonomik, qoftë të zhvillimit social, qoftë të dinjitetit njerëzor për këta njerëz.
Por në këto katër vende, ndoshta secili mund të thojë pastaj për vendin e vet që është rast i veçantë, por unë do të këmbëngulja që rasti i Shqipërisë, me shifrat e Shkurtit 2015 (shifra që mund të kenë avancuar ose ndryshuar), rasti i Shqipërisë është i veçantë jo vetëm për nga numri gati do të thoja çmënduratë i masës së ndërtimeve informale, por edhe për ndërthurjen e procesit me disa procese të tjera. Janë disa leje njëri mbi tjetrin që vetëm të bashkuar e japin problemin, por për fat të keq të bashkuar, pastaj e krijojnë tërësinë e problemit, por kur bashkohen të gjitha edhe bllokojnë njëri tjetrin dhe pengojnë njëri tjetrin si proces.
Po mendoja duke dëgjuar në ato pak fjalë parafolësin, veçanësiht duke dëgjuar prezantimin e Kosovës, mendoj që kapa thelbin ku ndryshojmë. Rasti shqiptar ka qenë paaftësi e shtetit për të kontrolluar dhe disiplinuar qytetarët e vet, të cilët në shumicën e rasteve kanë qenë dhe qytetarë në gjendje të mirë ekonomike. Rasti i Kosovës apo dhe raste të tjera të rajonit, janë përgjithësisht paaftësi financiare e qytetarit. Pra, shtete që janë në gjendje t’i orjentojnë por qytetarë që nuk kanë para që të investojnë kështu mbeten të varfër apo të prapambetur, ndërkohë që Shqipëria ka qytetarë në gjendje të mirë ekonomike por shtet të paaftë t’i orjentojë se ku duhet të ndërtojnë. Kjo kundërvendosje ka sjellë edhe situatën në të cilën jemi sot.
Si problem në Shqipëri ndërtimtaria pa leje është shumë e vjetër, fillon menjëherë pas viteve ’90 dhe që aty fillojmë të ndryshojmë nga vendet e tjera të rajonit. Sepse, në qoftë se vendet e tjera të rajonit ruajtën, kishin një strukturë, një tesut, një rrjet social të stabilizuar në territor, rrjet i cili nuk u traumatizua shumë nga ndryshimeve e pas viteve ’90, Shqipëria ndryshoi tërësisht rrjetin social. Kishim masa kolosale njerëzish që zbritën drejt qyteteve, masa kolosale njerëzish që nga qytetet ikën jashtë vendit, masa që u spostuan brenda për brenda dhe një shtet shumë të dobët për t’i orjentuar dhe secili u sistemua si mundi. Kjo është një tjetër leje që ka shtuar problematikën shqiptare.
Një leje tjetër që ka të bëjë me pronësinë është fakti që prap vendet e rajonit kishin ruajtur një strukturë sociale në territor e cila dhe nga pikëpamja pronësore nuk lëvizi shumë. Pavarësisht se ishin të gjitha vende komuniste, edhe komunizmi pavarësisht se pretendonte barazinë, ja që nuk ishim të barabartë dhe si vende, tek ne shtetëzimi i pronës arriti në maksimum gjë që bëri që pas ’90-ës u gjendëm si të huaj në vendin tonë dhe secili u lëshua të kapte një tokë pa parë fare se e kujt ishte sepse ishte e gjitha e shtetit, në një kohë që të gjithë vendet e rajonit një minimum prone personale/ private e kishin ruajtur gjë që bëri që secili të merrej me pronën e vet dhe mos të hapej tek tjetri. Këto janë një pjesë e atyre lejeve që na e komplikon procesin.
Mbi këto pastaj është një superleje tjetër që e komplikon më tepër, që është procesi i kthimit të pronave tek pronarët e para vitit ’44, pronarët përpara vendosjes së komunizmit. Jo më larg se para 5 minutash një zonjë nga Gjakova na u prezantua me një problem prone në Shqipëri, e cila i mbivendosej me një problem të një ndërtimi pa leje në pronën e saj. Edhe kaq larg na u përplasën këto dy leje, merre me mend se c’bëhet aty ku është vet problemi. Kjo është pak a shumë situata.
Dhe si mos të mjaftonin gjithë këto leje njëra mbi tjetrën, u mbivendos dhe politika e cila, e majtë dhe e djathtë, u përpoq të përfitonte politikisht dhe elektoralikisht nga procesi duke e orjentuar sipas interesave të momentit, pa marrë shumë parasysh diskutimin teknik apo vizionin teknik të zgjidhjes së çështjes.